E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raporti DASH: Shqipëria, luftë aktive kundër terrorizmit

Raporti: Është bllokuar financimi i terrorizmit dhe pastrimi i parave

Departamenti Amerikan i Shtetit vlerëson Shqipërinë për luftën e saj kundër terrorizmit. Në raportin e tij theksohet mbështetja që vendi ynë ka dhënë për luftën në Afganistan, ku ka shtuar numrin e forcave të armatosura, por dhe masat e masa në vend. Departamenti Amerikan thotë se në kuadër të kësaj lufte, autoritetet ngrinë llogaritë bankare të personave që merreshin me pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit. Shembull, thuhet në raport, është edhe ngrirja e aseteve për 14 fondacione. E po kështu edhe rasti i Artan Kristos, imami që u akuzua publikisht për propagandë terroriste. Në raportin e tij, Departamenti Amerikan i Shtetit vlerëson bashkëpunimin e ngushtë mes qeverisë dhe Shteteve të Bashkuara. Sa i takon Evropës, raporti vlerëson se në kuadër të luftës ndaj terrorizmit vendet kanë arritur të rrisin aftësitë dhe të forcojnë legjislacionin.

Raporti

Në një raport vjetor të Departamentit Amerikan të Shtetit për luftën kundër terrorizmit në botë, thuhet se gjatë vitit 2009, Shqipëria premtoi të shtonte kontributin me trupa në Afganistan, ngriu llogaritë bankare të lidhura me pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit dhe punoi në mënyrë aktive me Shtetet e Bashkuara e vende të tjera për të luftuar terrorizmin. Shqipëria bëri përparim në aspektin e identifikimit të pikave të dobëta në kufijtë tokësorë dhe detarë por qeveria dhe policia vazhduan të përballen me sfida për sa i përket zbatimit të plotë të masave për sigurinë e kufirit si dhe për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin, thotë raporti i Departamentit të Shtetit, - thuhet në raport. Në këtë dokument jepen dhe shembujt konkretë nga Shqipëria në luftën kundër korrupsionit. Më 14 janar 2008, thuhet në raport, filloi gjyqi nën akuza penale kundër Hamzeh Abu Rayyan, administratori i dyshuar për financuesin e terrorizmit Yassin al-Kadi, i cili akuzohet se kishte fshehur fonde të përdorura për financim terrorizmi. Kjo shënoi gjyqin e parë që zhvillohej në Shqipëri për financim të terrorizmit. Gjyqi vazhdoi gjatë gjithë vitit 2009. Një padi civile e ngritur nga Al-Kadi për të zhbllokuar asetet e tij u hodh poshtë dhe u ngrit disa herë në gjykatë. Tani rasti pret të gjykohet në gjykatën e Tiranës. Më 12 dhjetor 2009, përmend një tjetër rast raporti, në Durrës u arrestua imami Artan Kristo, i njohur edhe me emrin Muhamed Abdullah, i cili u akuzua për nxitje dhe propagandim në publik të akteve terroriste. Sipas akuzës, ai kishte bërë thirrje për xhihad në forumin AlbSelafi.net në internet. Më parë, ai ka qenë marrë si i dyshuar lidhur me vrasjen e Sekretarit të Përgjithshëm të Komunitetit Mysliman Shqiptar, Salih Tivari, në janar 2003. Gjykata e Durrësit vendosi që Kristo të mbahej i ndaluar në pritje të gjykimit. Deri në tetor të vitit të kaluar, Ministria e Financave njoftoi se mbante të ngrira asetet e 6 individëve dhe 14 fondacioneve e kompanive që janë në listën e rezolutës 1267 të Këshillit të Sigurimit. Gjatë vitit 2009 nuk pati ngrirje asetesh të tjera në bazë të ligjit shqiptar për bllokimin e aseteve që lidhen me financimin e terrorizmit, - thuhet në raport ku ngrihet dhe si shqetësim mungesa e një infrastrukture për përpunimin e të dhënave dhe nga aftësia e pamjaftueshme për ti ndjekur dhe menaxhuar si duhet raste të tilla.

Rastet e luftës kundër terrorizmit

Më 14 janar 2008 filloi gjyqi nën akuza penale kundër Hamzeh Abu Rayyan, administratori i dyshuar për financuesin e terrorizmit Yassin al-Kadi, i cili akuzohet se kishte fshehur fonde të përdorura për financim terrorizmi. Kjo shënoi gjyqin e parë që zhvillohej në Shqipëri për financim të terrorizmit. Gjyqi vazhdoi gjatë gjithë vitit 2009. Një padi civile e ngritur nga Al-Kadi për të zhbllokuar asetet e tij u hodh poshtë dhe u ngrit disa herë në gjykatë. Tani rasti pret të gjykohet në gjykatën e Tiranës.

Më 12 dhjetor 2009 në Durrës u arrestua imami Artan Kristo, i njohur edhe me emrin Muhamed Abdullah, i cili u akuzua për nxitje dhe propagandim në publik të akteve terroriste. Sipas akuzës, ai kishte bërë thirrje për xhihad në forumin AlbSelafi.net në internet. Më parë, ai ka qenë marrë si i dyshuar lidhur me vrasjen e Sekretarit të Përgjithshëm të Komunitetit Mysliman Shqiptar, Salih Tivari, në janar 2003. Gjykata e Durrësit vendosi që Kristo të mbahej i ndaluar në pritje të gjykimit.

Ambasada e SHBA përkujton tw pushkatuarit e komunizmit

Në ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë u zhvillua një ceremoni përkujtimore në nderim të dy nëpunësve shqiptarë të saj, të pushkatuar nga regjimi komunist pas Luftës së Dytë Botërore. Me këtë rast u inaugurua një memorial në kujtim të Loni Adamit dhe Kolë Kuqalit, të cilët punuan në ambasadë deri në vitin 1939. Ky vend në të cilin jemi sot këtu është një vend që na bën krenarë. Ne nderojmë dy pjesëtarë të misionit tonë që u dënuan nga regjimi i Hoxhës pasi besonin tek vlerat e demokracisë, - deklaroi ambasadori amerikan John Withers.

P

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›