Raporti, FMN: Ekonomia botërore rritet ngadalë
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka deklaruar se ekonomia botërore mbetet e dobët dhe pritet rritje më e ngadalshme gjatë vitit të ardhshëm.
Në raportin e Parashikimit Botëror Ekonomik, FMN-ja parashikon se ekonomia globale do të zgjerohet 3.3% vitin e ardhshëm, më pak se 3.5% sa ishte parashikimi i paraqitur në muajin korrik.
Sipas raportit, kriza me gjasë do të vazhdoje derisa politikebërësit në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara të ndërmarrin aksion për t’u marrë me sëmundjet ekonomike.
Raporti parashikon rënie të GDP për 0.4% në eurozonë dhe thotë se Shtetet e Bashkuara ballafaqohen me pozicion të rrezikshëm për shkak të shkurtimeve të shpenzimeve dhe rritjes së taksave.
Në raportin e FMN-së theksohet se ekonomitë udhëheqëse në zhvillim, siç janë Kina, India, Rusia dhe Brazili, poashtu, do të kenë rritje më të vogël. (rel)