Luan Rama Greva e ish-te perndjekurve te mos perdoret politikisht
Në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Sekretari i Përgjithshëm Luan Rama, ka bërë thirrje që greva e urisë e ish-të përndjekurve politikë të mos instrumentalizohet politikisht. Në një deklaratë për mediat, ai apeloi për gjetjen e zgjidhjes së problematikës së ngritur.
Aishprehu keqardhje ndaj tentativës për vetëflijim të grevistit Gjergj Ndreca, ndërsa theksoi se është në të mirë të parandalimit të një rëndimi të mëtejshshëm të situatës, që përfaqësues të qeverisë të ulën në tavolinë më përfaqësues të grevistëve, për të gjetur një zgjidhje lidhur me kërkesat dhe problermatikat që i kanë shtyrë ata drejt mbajtjes së grevës së urisë.
Luan Rama e ka konsideruar të patolerueshmë si trajtimin politikisht të grevës së urisë, ashtu dhe tentativat për ta instrumentalizuar këtë grevë dhe përdorur për qëllime politike.
LSI në përfundim deklaroi se është kundër qëndrimeve refraktare, pasi në një shoqëri demokratike duhet të mbizotërojë fryma e dialogut.
“Një grevë e tillë e organizuar nga kushdo qoftë ka nevojë për vëmendje, dialog dhe transparencë. Ftoj atutoritetet e qeverisë të gjejnë rrugët për komunikim” përfundoi ai.