E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raporti: SHBA ka përdorur tortura

Një raport i grupit jopartiak, që përbëhet nga ish zyrtarë të Shteteve të Bashkuara, konkludon se është e pakontestueshme se Shtetet e Bashkuara ishin të angazhuara në praktikën e torturës.

Këtë gjetje e ka transmetuar e përditshmja New York Times,  para publikimit të sotëm të raportit.

Paneli prej 11 anëtarësh, i përbërë nga ish kongresmenët, ambasadorët dhe zyrtarë të administratës, ka zhvilluar kërkime gjatë 16 muajve.

Ata kanë bërë intervista në Guantanamo Bej, Afganistan, Irak dhe në kapacitetet e arrestit të agjencisë CIA.

Janë intervistuar edhe ish të burgosurit.

Raporti nuk ka gjetur prova se metodat e hetimeve të ashpra kanë prodhuar informata të dobishme, të cilat nuk mund të merreshin me mënyra të tjera.

Raporti, kryesisht, fokusohet në periudhën e ish presidentit George Bush, por kritikohet edhe administrata e presidentit Barack Obama, për atë që cilësohet si fshehtësi e tepruar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›