E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raporti global për mjedisin, Shqipëria renditet e 25 nga 149 vende të botës

Shqipëria renditet mes vendeve me një performancë ambjentale mjaft të kënaqshme ambjentale. Në bazë të Indeksit mbi Performancës Ambjentale (Environmental Performance Index) për vitin 2008, të paraqitur dje në Forumin Botëror Ekonomik të Davosit në Zvicër, vendi ynë renditet në vendin e 25 nga 149 vendeve të botës me një pikaverazh prej 84 pikësh nga 100 të mundshme, pas Italisë. Zvicra renditej në vendin e parë me një pikavarazh prej 95.5 pikësh e ndjekur nga Suedia, Norvegjia, Finlanda, Kosta Rika, Austria, Zelanda e Re, Lettonia, Kolumbia dhe Franca, plotësojnë 10 vendet e para. Renditja e Shqipërisë ka surprizuar jo pak mediat e huaja e mbi të gjitha ato italiane, duke pasur parasysh se vetë Italia renditej vetëm 0.2 pikë më shumë dhe vetëm një vend më lart në renditje, pra në vendin e 24-t. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia renditen shumë më poshtë. Rusia mban vendin e 28 me 83.9 pikë, në një kohë që SHBA klasifikohen në vendin e 39 me 81 pikë, mjaft larg Kanadasë së vendit të 12-të (86.6), Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe, përkatësisht në vendin e 13 dhe 14, si dhe Japonisë së vendit të 21-të (84.5). Nga shtetet e mëdha Kina rezulton me performancën më skandaloze, në vendin e 104-t me një pikavarazh prej 65.1, në një nivel të njëjtë me Mianmarin dhe më poshtë se Bregu i Fildishtë. EPI është një raport që përpunohet nga
një grup ekspertësh të universiteteve amerikane të Jejlit dhe Kolumbias
e që merret me klasifikimin e 149 vendeve të botës në bazë të 25 indikatorëve të ndarë në 6 kategori të ndryshme që kanë të bëjnë me: shendetit ambjental, ndotjen atmosferike, burimet hidrike, biodiversiteti dhe habitatet natyrale, burimet natyrale prodhuese si dhe ndryshimet klimaterike vendet e fundit në këtë klasifikim e zënë ato afrikane e kryesisht shtetet, territore të shumta të së cilave janë përfshirë frikshëm nga procesi
i shkretnimit të tokës bujqësore si dhe në ato vende ku sapo kanë përfunduar apo vazhdojnë akoma konflikte të armatosura dhe lufta civile si Angola (39.5), Sierra Leone (40), Mauritania (44.2), Mali (44.3), Burkina Faso, Çadi dhe Republika Demokratike e Kongos

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›