Raporti i BBC: Rënia ekonomike godet emigracionin
“Rënia globale ekonomike ka prekur pjesën më të madhe të jetëve tona në një mënyrë apo në një tjetër: mund të jetë siguria e vendeve të punës, vlera e shtëpive tona apo e kursimeve tona. Një grup njerëzish që kanë qenë veçanërisht të ekspozuar janë punëtorët emigrantë në të gjithë botën”, thuhet në raport.
Sipas raportit të BBC-së, punëtorët emigrantë u dërgojnë më pak të holla familjeve të tyre si rezultat i rënie globale ekonomike.
Historitë janë të ndryshme, por megjithë mungesën e vendeve të punës, raporti, që u ndërmor si pjesë e sezonit të BBC-së 'Pas tronditjes' thotë se migrantët po mbeten në përgjithësi aty ku janë, nuk po ecin përpara dhe as po kthehen në vendin e tyre.
Korrespondenti i BBC-së thotë se kjo ndodh mbase për shkak se kushtet në vendet e tyre janë më të këqija se sa në vendet ku punojnë. /bbc/start/