E Diel, 1 Nëntor 2026

Raporti i Bankës Botërore: Në Shqipëri është më lehtë të bësh biznes

Shqipëria ka bërë përmirësime në fushën e legjistlacionit për lehtësinë e të bërit biznes, por megjithatë në disa fusha të tjera të ekonomisë reformat në këtë strukturë kanë tregur regresitet apo edhe kanë mbetur aty ku ishin. Kështu citohej në raportin e publikuar të Bankës Botërore për lehtësinë e të bërit biznes për vitin 2010.
Kështu krahsuar me një vit më parë Shqipëria ka përmirësuar shkurtimin e rrugës për të regjistruar një biznes, për të liçensuar biznesin, por edhe përmirësimin e ligjit për marrjen e kredive dhe mbrojtjen e investitorëve.
Megjithatë nga ana ligjore sipas këtij raporti linte për të dëshiruar ende sistemi i regjistrimit të pronës, zbatimi i kontratave si dhe mbyllja e një biznesi.
Në një konferencë për katër vende të Ballkanit, Maqedoninë, Serbinë, Bosnje - Hercegovinën dhe vendin tonë përfaqësues të Bankës Botërore e kanë klasifikuar Shqipërinë në gjashtë ekonomitë ku është përmirësuar regjimi i paaftësisë paguese, ndërkaq që një ndër vendet të cilat radhiteshin të parat për kalimin e shumë shkallëve në krahësimin vjetor ishte edhe Maqedonia, vend i cili ia kalonte edhe Shqipërisë.
Për vendin tonë te ky raport citohej se : "Është lehtësuar fillimi i një biznesi, duke futur konceptin e regjistrimit elektronik, duke zvogëluar kërkesën për kapital minimal nga 100.000 lekë në 100 lekë si dhe duke eleminuar kërkesën për regjistrim pranë Dhomës së Tregtisë.
Megjithatë raporti që publikon çdo vit Banka Botërore është kritikuar shpesh si jo i saktë duke qenë se zbatohet në të dhëna formale dhe jo reale.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›