E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia e gatshme t'i japë ndihma Turqisë

Ministrja greke e Punëve të Jashtme, Dora Bakojani deklaroi sot se Greqia është e gatshme të dërgojë ndihma në Turqi, ku humbën jetën të paktën 30 persona nga përmbytjet për shkak të shirave të rrëmbyeshëm. Bakojani i dërgoi një mesazh ngushëllimi homologut turk, Ahmet Davutoglu duke shprehur mbështetjen e saj për familjet e viktimave'', thuhet në një komunikatë të ministrisë. "Ambasada greke në Ankara informoi autoritetet turke se Athina është e gatshme të dërgojë çdo ndihmë të mundshme për t'i bërë ballë kësaj situate'', përfundon teksti.
Të paktën 31 persona kanë humbur jetën dje dhe sot për shkak të përmbytjeve të mëdha të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm në pjesën veriperëndimore të Turqisë ku si pasojë janë përmbytur disa lagje në periferi të Stambollit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›