E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raporti i Human Rights Watch Hetim i pavarur

Nju York 26 Janar NOA -  Perfaqesues te Organizates nderkombetare per te drejtat e njeriut Human Rights Uatch HWR kane reaguar sot lidhur me ngjarjen e dates 21 janar. Ata kerkojne mos nderhyrjen e ekzekutivit ne hetime dhe shmangien e dhunes. Me poshte lexoni te plote raportin e  Human Rights Uatch.

Kryeministri i Shqiperise Sali Berisha nuk duhet te nderhyje ne hetimin penal mbi goditjet fatale me arme te tre protestuesve qe demonstronin kunder qeverise me 21 Janar 2001 tha sot Human Rights Watch.

Te tre protestuesit u vrane gjate demonstrimeve te dhunshme ne kryeqytetin e Tiranes organizuar nga opozita Partia Socialiste per te protestuar ndaj korrupsionit dhe mashtrimit elektoral.

Prokurorja e Pergjithshem i Shqiperise Ina Rama urdheroi ndalimin e gjashte oficereve te Gardes se Republikes e cila mbron zyrtaret dhe institucionet qeveritare ne lidhje me goditjet fatale me arme zjarri. Berisha reagoi duke akuzuar Ramen per mbeshtetjen e nje grushti shteti duke thene se arrestet absolutisht nuk do te ekzekutohen.

Komentet dhe kritika e kryeministrit ndaj prokurorit te pergjithshem rrezikojne nje hetim te pavarur mbi vdekjet e protestuesve tha Benjamin Ward zevendes drejtori per Evropen dhe Azine Qendrore ne Human Rights Watch. Te gjitha forcat politike duhet ta lene prokuroren te kryeje hetimin e duhur mbi sjelljen e protestuesve dhe forcave te rendit.

Partite politike opozitare te Shqiperise duhet te jene gjithashtu te kujdesshme per te mos nxitur dhune tha Human Rights Watch. Disa lidere opozitare kane bere disa deklarata te forta kunder qeverise dhe Kryeministrit Sali Berisha para protestes.

Ne protesten e 21 Janarit protestuesit qe demonstruan kunder qeverise u ndeshen me policine. Raportimet dhe videot e medias per demonstraten tregojne se protestuesit hidhnin shkopinj dhe gure ne drejtim te policise ndersa policia pergjigjej me gaz lotsjelles fisheke gome makina ujehedhese dhe arme zjarri. Raportimet e medias tregojne se u plagosen perafersisht nga 60 deri ne 150 police gardiste dhe protestues. Policia kreu me shume se 100 arrestime.

Me 24 janar Kryeministri Sali Berisha u takua publikisht me anetaret e Gardes se Republikes dhe mbrojti qendrimin e tyre gjate demonstrates. Ai i cilesoi urdher-ndalimet kunder gjashte oficereve nje mesazh se ata qe mbrojne Keshillin e Ministrave do te arrestohen.

Qe nga 25 janari policia nuk e ka ekzekutuar urdhrin e prokurorit te pergjithshem per te ndaluar gjashte anetaret e gardes se republikes duke perfshire komandantin e saj dhe dy oficere te tjere te larte.

Sipas legjislacionit per te drejtat e njeriut forcat e rendit mund te perdorin force kunder demonstruesve te cilet perdorin dhune. Por perdorimi i forces dhe armeve te zjarrit lejohet vetem nese mjetet e tjera nuk jane efektive  ose nuk ka gjasa qe te arrihet rezultati i kerkuar.  Kur perdorin forcen organet e rendit duhet te tregojne vete-permbajtje dhe te veprojne ne menyre proporcionale me seriozitetin e shkeljes. Ne vecanti ne rast se ka viktima te shkaktuara nga perdorimi i armeve te zjarrit nga forcat e rendit legjislacioni per te drejtat e njeriut parashikon hetim te menjehershem te paanshem dhe efektiv mbi vdekjet per te vertetuar ne se vrasjet ishin te ligjshme.

Shqiperia eshte perballur me nje tension te vazhdueshem politik qe nga zgjedhjet parlamentare ne vitin 2009 kur Partia Socialiste akuzoi Berishen dhe Partine Demokratike per manipulimin e votave. Qe atehere opozita ka kritikuar qeverine per deshtimin e saj ne luften kunder korrupsionit endemik.

Me 14 janar Zv/Kryeministri Ilir Meta dha doreheqjen pas shfaqjes se nje videoje ne nje stacion televiziv lokal qe tregonte dukshem perpjekjen e tij per te influencuar nje tender qeveritar.

Partia Socialiste ka bere thirrje per nje demonstrate tjeter me 28 Janar. Qeveria shpalli nje grumbullim kunder dhunes per diten pasuese.

Bashkimi Evropian Organizata per Siguri dhe Bashkepunim ne Evrope OSBE dhe qeveria Amerikane e kane denuar dhunen nga protestuesit dhe forcat qeveritare dhe kane bere thirrje per dialog konstruktiv dhe kompromis ne menyre qe te zgjidhen diferencat ekzistuese politike. OSBE shtoi se hetimi mbi ngjarjet e dhunshme duhet te vazhdoje pa ndonje forme nderhyrjeje.

Ne nje deklarate me 25 Janar ambasadori amerikan ne Shqiperi deklaroi se Shtetet e Bashkuara e mbeshtesin Prokurorine e Pergjithshme teresisht dhe plotesisht.

Qeveria mazhoranca dhe opozita duhet te punojne se bashku drejt nje zgjidhjeje paqesore te mosmarreveshjeje politike dhe te shmangin veprimet qe rrezikojne nxitjen e nje dhune me te madhe tha Ward.

FUND

TagsBerisha Human Rights Uatch

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›