E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raporti i KKRT për 2011, problem mbetet pirateria në TV

Pirateria në mediat shqiptare vazhdon të përbëjë një problem serioz. Përgjatë vitit 2011 janë vendosur gjoba me vlerë 70-të million lekë të reja, nga KKRT për 70 media. Por pavarësisht situatës institutcioni i monitorimit të medias, ndeshet në vështirësinë e vjeljeve, pasi Drejtoria e Tatimeve, sipas kreut të KKRT-së Endira Bushati, nuk bashkëpunon.
 

Në analizën e punës së KKRT-së për 2011-tën, të bërë në komisionin e medias, Bushati deklaroi se në pasqyrimin e programeve KKRT, ka vërejtur shpesh shkelje.
 

Debate ka pasur midis kryetares së Komisionit, Valentina Leskaj, dhe kreut të KKRT-së, për sa i përket panshmërisë të pesë antarëve të mbetur, të cilët janë të rekomanduar.
 

Në analizën e 2011-tës, gjithashtu është vënë theksi tek ligji aktual, i cili nuk i përgjigjet realitetit mediatik në Shqipëri, pavarësisht amendimeve që i janë bërë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›