E Diel, 1 Nëntor 2026

Dita Ndërkombëtare e Frankofonisë, MPJ organizon pritje

Gjuhët në përgjithësi kanë rëndësinë në zhvillimin e shoqërive njerëzore dhe ajo frënge në vecanti është një nga përcjellëset e humanizmit dhe idealeve të lirisë. Me këto fjalë iu drejtua të pranishmeve Ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto, në pritjen e mbajtur me rastin e ditës ndërkombëtare të Frankofonisë.
 

E ndërsa ambasadorja e Francës, Kristinë Moro, deklaroi se Frankofonia nëpër botë mundohet të përhapë vlerat që ajo mbart.
 

“Në Organizatën Ndërkombëtare të Fronkofonisë bëjnë pjesë një numër i madh shtetesh. Që prej fillimi të saj ne kemi vënë re se nuk është vetëm gjuha që ne ndajmë, por mbi të gjitha janë vlerat që ne mundohemi të përhapim. Jemi të lumtur që Shqipëria vendosi para 6 vitesh të bëhet antare me të drejta të plota në organziatën ndërkombëtare të Frankofonisë dhe të punojë në përhapjen e gjuhës frënge në të gjitha shtresat e popullsisë”-u shpreh ajo.
 

Pritja e mbajtur nga Ministri Haxhinasto përfshihet në paketën e veprimtarive të pranverës së Frankofonisë, që zhvillohen në shkallë vendi, përgjatë gjithë muajit mars nga institucionet e ndryshme dhe Ambasadat frankofone në vend. Në të merrin pjesë politikanë, artistë, studiues dhe frankofonë të të gjitha fushave.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›