Raporti i Marty, Serbiafushatë diplomatikepër hetimin e akuzave
BEOGRAD- Serbia deklaron se do të nisë një ofensive të madhe diplomatike për të vërtetuar akuzat e raportuesit të Këshillit të Europës, Dik Marti lidhur me trafikun e organeve në Kosovë, pas konfliktit të vitit 1999.
Sipas AFP-se, Rasim Ljajiç, ministri serb për bashkëpunimin me Gjykatën e Hagës, deklaroi se përpjekja diplomatike do të bëhet në të gjitha forumet ndërkombëtare për të garantuar hapjen e hetimit.
Sipas tij, është e rëndësishme që EULEX-i të marrë përgjegjësinë për të drejtuar këtë hetim.
Ljajiç u nis sot për në Strasburg për të diskutuar me zyrtarët e Këshillit të Europës për hapat e mëtejshëm lidhur me raportin.
“Serbia kërkon vetëm të dalë e vërteta lidhur me këto akuza dhe ky është parakusht për ripajtimin në rajon”-ka thënë Ljajiç.
Veç kësaj, po sipas AFP-së, avokati serb i popullit Sasha Jankoviç mësohet se i ka dërguar një letër homologes se tij shqiptare Florina Nina për ti kërkuar mbështetje lidhur me hapjen e një hetimi të pavarur mbi raportin e Martit.
Vetë presidenti serb, Boris Tadiç ka mirpritur raportin e Martit duke thënë se Serbia ka pritur me vite të tëra për një raport të tillë nga institucionet ndërkombëtare.
(e.n/news24/BalkanWeb)