Devid Bekham: Në janar do të luaj në Evropë
LONDER- Pasi ka mbyllur sezonin me Los Anxhelos Galaksi, Devid Bekham është gati të luajë në Evropë në periudhën e dimrit.
Por, anglezi ka siguruar sot se destinacioni i tij nuk do të jetë më Milani, siç ka ndodhur në dy sezonet e fundit.
“Nuk do të kthehem me kuqezinjtë, sepse nuk është e mundur të integrohesh në një ekip në kaq pak kohë, - deklaroi Bekham. – Gjithsesi, do të gjej një skuadër, sepse dua të jem në formë për të patur një tjetër shans të grumbullohem me kombëtaren”, shtoi ai.
Bekham është i lirë deri në mars, kur do të kthehet në SHBA për të rinisur sezonin me Galaksi. Anglezi është kërkuar në javët e fundit nga disa klube të Premier Ligës, sidomos Blekbërni, ndërkohë që ende nuk ka një destinacion final.
Në sezonin e kaluar, ai u dëmtua gjatë një ndeshjeje me Kievon në muajin shkurt dhe kjo bëri që të humbiste edhe kampionatin botëror të Afrikës së Jugut.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)