Raporti i Moon: Situata në Kosovë, stabile
Raporti në fjalë s’është bërë ende publik, por u është shpërndarë vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit.
Në raport flitet për hapjen e Zyrës për regjistrim civil në veri të Mitrovicës, protestat e serbëve kundër hapjes së kësaj zyre. Problemeve në këtë pjesë të vendit, sekretari Ban Ki-Mun u ka kushtuar një pikë të veçantë, ndërsa në raport flitet edhe për plagosjen e deputetit serb Petar Miletiq.
Në raport trajtohet edhe heqja e antenave ilegale serbe nëpër disa zona të Kosovës të banuar nga serbë. Ban Ki-Mun në raportin e tij shpreh kritika ndaj sistemit të drejtësisë, për të cilin ka theksuar se është i dobët. Si aneks i raportit të kreut të Kombeve të Bashkuara është edhe ai i EULEX-it për punën që misioni evropian po bën në Kosovë.