Qyteti bregdetar izraelit Eliat goditet me raketa
Sipas të dhënave të policisë izraelite, duket se goditjet vinin nga gadishulli egjiptian Sina. Por, duke dashur të mos shqetësonin Egjiptin, me të cilin Izraeli bashkëpunon në kontrollin e kufirit, drejtuesit izraelitë nuk e përmendën këtë gjë.
"Dy raketa ranë në det, dy të tjera me sa duket ranë në territorin jordanez dhe copat e një rakete të pestë kërkohen në veri të qytetit Eilat", bëri të ditur një zyrtar i policisë izraelite, Komandanti Moshe Kohen.
Ai theksoi se goditjet e kryera në orën 07:45 "vinin nga jugu", duke iu referuar gadishullit egjiptian Sina, rreth 10 kilometra në jug.
Një zyrtar i sigurisë egjiptiane në rajonin Sina theksoi se "raketat nuk vinin nga Sinai".
"çdo goditje e këtij lloji që nga Sinai do të kërkonte një logjistikë dhe pajisje të paimagjinueshme duke pasur parasysh masat e forta të sigurisë në këtë gadishull, veçanërisht përgjatë kufirit me Izraelin", deklaroi ai.
Kryetari i bashkisë së Eilatit, Meir Jitzak Halevi, akuzoi në radion publike "fundamentalistë myslimanë të cilët veprojnë" në Sinain egjiptian. Ai qetësoi turistët e shumtë në qytet duke theksuar se mbizotëron qetësia dhe se asnjë masë urgjente nuk është marrë.
Një raketë e tipit Grad goditi, në të njëjtën kohë, portin fqinjë Akaba. Sipas Ministrit të Brendshëm Najef Qadi, ajo ra në një rrugë të Akabës, pranë hotelit "Intercontinental".
Kjo e shtënë shkaktoi pesë të plagosur me kombësi jordaneze, një prej të cilëve rëndë dhe shkatërroi tre automjete, njoftoi një zyrtar i sigurisë.
"Hetimi vërtetoi se raketa Grad është hedhur nga jugperëndimi i Akabës, jashtë territorit jordanez", deklaroi i njëjti zyrtar.
Qytetet Akaba dhe Eilat ndodhen pranë njëri-tjetrit në fund të Gjirit Akaba, një ngushticë me gjerësi disa kilometra, e kufizuar nga njëra anë me Sinain egjiptian dhe nga ana tjetër e bregut me Arabinë Saudite.
Duke mbajtur parasysh pasaktësinë e raketave Grad me rreze 20 kilometra, një goditje kundër Eilatit mund të arrijë gabimisht në Akaba./trt/start/