Raporti i OECD-së: Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore progres në planifikimin e bazuar në risk, digjitalizimin dhe rritjen e kapaciteteve

TIRANË, 19 shkurt/ATSH/ Raporti i OECD vlerësoi pozitivisht Inspektoratin Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore kryesisht sa i përket planifikimit të investimeve bazuar në risk, digjitalizimit, rritjes së kapaciteteve dhe bashkëpunimit institucional, për uljen e punës në të zezë, por edhe rritjes së sigurisë dhe shëndetit në punë dhe përmirësimit të cilësisë së inspektimeve.
Në raportin “Western Balkans Competitiveness Outlook 2024” OECD thekson progresin e Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore në planifikimin e bazuar në risk, digjitalizimin, rritjen e kapaciteteve dhe bashkëpunimin institucional.
Arritjet kryesore, sipas raportit lidhen me zbatimin e platformës “e-Inspektimi” dhe integrimin e saj me sisteme të tjera; fuqizimin e planifikimit të inspektimeve të bazuara në risk; rritjen e numrit të inspektimeve me 17,4%; si dhe vlerësimin e riskut me përdorimin e AI nëpërmjet platformës MIRA, duke përmirësuar zbulimin e punës së padeklaruar me 30%.
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, bën të ditur se pavarësisht zhvillimeve pozitive, nevoja për vazhdimin e investimeve në forcimin e kapaciteteve, digjitalizimi dhe bashkëpunimi institucional, mbeten faktorë kyç për forcimin e përputhshmërisë dhe përmirësimin e kushteve të punës në Shqipëri.
1 nga 5/r.e/