E Hënë, 2 Nëntor 2026

Raporti i OECD-së për energjinë, Balluku: Shqipëria ndër vendet me mbështetjen më të lartë për energjetikën

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, në prezantimin e raportit të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) për sektorin energjetik, është shprehur se janë rritur kapacitetet nga burimet e rinovueshme, referuar parqeve fotovoltaike.

Ministrja Balluku theksoi se raporti konfirmoi që Shqipëria ka qenë ndër vendet që kanë ofruar mbështetjen më të lartë direkte fiskale për sektorin energjetik.

“Pesëvjeçarin e fundit, Shqipëria ka ngritur kapacitete të rëndësishme nga burime alternative të rinovueshme. Këtu i referohemi parqeve fotovoltaike, të cilat sot e kanë çuar dhe e kanë rritur prodhimin vendas me 500 MWh, por nga ana tjetër, në ‘pipeline’ [red. në perspektivë] të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë janë akoma edhe shumë projekte të tjera, të cilat nuk janë vetëm bazuar mbi parqet fotovoltaike, por edhe ato eolike, duke e çuar të gjithë sasinë që do të prodhohet në vitet në vazhdim rreth 1,3 GWh,” deklaroi ministrja Balluku.

Raporti i OECD-së konfirmon se mbështetja e lartë direkte fiskale për sektorin energjetik shqiptar nuk ka qenë thjesht një numër në tabelë, por një mburojë për çdo familje shqiptare.

/rtsh.al/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›