E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raporti i Tatianës me ish të dashurin

24/03/10 20:15

Banorët e tjerë diskutojnë për marrëdhënien shoqërore që ka Tatiana me ish të dashurin e saj si dhe për raportin shumë të mirë që ka me familjen e tij, saqë e konsideron si familjen e saj. Ajo tregon se edhe nëse ish i dashuri i saj martohet, ajo sërish do shkojë tek shtëpia e prindërve të tij e të rrijë tek ta ashtu sic ka ndenjur deri tani. Domenika e pyet se nëse në rast se ai martohet dhe nusja e re nuk do e donte Tatianën në shtëpi, si do ia bënte ajo, por Tatiana përgjigjet se ky do ishte problemi i nuses e jo i saji dhe se nëse ajo nuk do e donte, le të largohej nga shtëpia. Klodi mbron idetë e saja, ndërsa Mandi, Domi dhe Olta janë kundër duke i thënë se kjo nuk u duket normale. Tatiana tregon se ka dhënë kontributin e saj në ndërtimin e asaj shtëpie e ndaj e quan veten si të shtëpisë, madje si vajzën e shtëpisë, por për Mandin kjo gjë është absurde sepse ajo nuk mund të konsiderohet e tillë. Klodi shprehet se kjo sjellje ndërmjet saj dhe prindërve të tij është më se normale, por për Mandin e rëndësishme është të respektohet edhe nusja e re e jo Tatiana të sillet si e tillë në shtëpi. Klodi mendon se Tatiana trajtohet si vajza e tyre ndaj nuk ka rolin e nuses e sipas tij, ish i dashuri i saj me nusen e re duhet të jetojnë vec nëse nuk e pranojnë këtë fakt. Erioni e pyet nëse ajo do ishte në rolin e kundërt, atë të nuses e jo të ish të dashurës si do reagonte. Tatiana shprehet se këtu ndryshon gjithcka dhe se nuk do e pranonte këtë gjë. Banorët nuk janë dakord me mendimet e saja dhe madje as me faktin që ajo e trajton si vëlla ish të dashurin. Tatiana mendon se fakti që ka kontribuar në atë shtëpi, i jep të drejtën që të shkojë kur të dojë. Të gjithë banorët janë kundër mendimeve të saja përvec Klodit. Ata e pyesin për marrëdhënien me ish të dashurin dhe nëse e mendon martesën me të. Tatiana tregon se i shkon ndërmend kjo gjë, por shton se ajo e do vec si vëlla ose shok tashmë e nuk e dashuron atë. Kjo bisedë diskutohet edhe më pas nga banorët të cilët japin opinionet e tyre. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›