E Diel, 1 Nëntor 2026

Raporti i vezhguesve vendor Partite te dorezojne listat e numeruesve

Koalicioni i vëzhguesve vendorë ka publikuar raportin për ecurinë e fushatës elektorale dhe përgatitjet për votimet për pushtetin lokal në 8 maj. Koalicioni u bëri thirrje partive politike, kryesisht atyre të majta të dorëzojnë listat e numëruesve të pikave të numërimit të votave, për të patur kohën e mjaftueshme në dispozicion për trajnimet përkatëse për këtë proces.

Ndërkohë vëren përfshirjen e zyrave të veçanta të administrative lokale dhe vendore në aktivitetet elektorale të partive, ndërsa mungojnë
përballjet mediatike të kandidatëve.

“Kandidati për Kryetar Bashkie i Tiranës, aktualisht, kryetar i Bashkisë, në prezantimet e tij përballë elektoralit përdor stafet e Bashkisë në organizimin dhe paraqitjen e alternativave dhe projekteve”-thuhet në raport.

Me shqetësim koalicioni kapërcimin e afatit ligjor në disa raste të konstatuara të ridepozitimit të listës përfundimtare të zgjedhësve.
Koalicioni i referohej shtimit të 66 zgjedhësve në ridepozitimin e datës 12 prill nga ana e Kryetarit të Bashkisë së Himarës.


Më shumë nga Politika

Të gjitha ›