Raporti i vëzhguesve vendor, akuzon KQZ si të njëanshme
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve nuk ka një frymë bashkëpunimi, por ka anësi politike. Listat e zgjedhësve janë vendosur në vende jo të sigurta duke sjellë dëmtimin e tyre. Angazhimi i konsideruar i administratës lokale dhe qëndrore në aktivitet elektorale.
Këto janë disa nga vërejtjet e dalë nga raporti i dytë i monitorimit të realizuar nga koalicioni vëzhguesve vendore për zgjedhjet e 8 majit.
I realizuar nga data 6 prill deri në datën 26 maj ky koalicion ka nxjerrë në pah disa nga mangësitë që ka pasur kjo fushatë elektorale për zgjedhjet vendore.
Ndër të tjera në këtë raport thuhet se ka pasur një sërë incidentesh elektorale si dhe nuk ka pasur në këtë fushatë një përballje mediatike mes kandidatëve të bashkive apo edhe komunave.
Nga vëzhgimi që është bërë sipas këtij koalcionii, asnjë nga kandidatët në këtë garë nuk ka ofruar premtime serioze pasi nuk ka pasur asnjë projekt.