E Hënë, 2 Nëntor 2026

Raporti mjeko-ligjor konfirmon: Rob dhe Michele Reiner u vranë me mjete të mprehta

Zbardhet raporti mjeko-ligjor për vrasjen e regjisorit dhe bashkëshortes së tij producentë, Rob dhe Michele Reiner.

Sipas raportit mjeko-ligjor, çift i njohur nga bota e filmit, humbën jetën nga “lëndime të shumta me mjete të mprehta”. Shkaku i vdekjes është përcaktuar si “vrasje”, me të dhënat që sugjerojnë se një person tjetër ka shkaktuar vdekjen e tyre tragjike.

Djali i çiftit, Nick Reiner, është akuzuar për vrasjen e prindërve të tij, duke përdorur një thikë si mjetin e krimit. Të dhënat e publikuara nga mjeku ligjor konfirmojnë se trupat e Rob dhe Michele Reiner u gjetën më 14 dhjetor, në shtëpinë e çiftit në Los Angeles Perëndimor. Më vonë, autoritetet u thirrën dhe zbuluan trupat në dhomën kryesore të gjumit.

Një burim i afërt tha se vajza e çiftit, Romy Reiner, vizitoi shtëpinë e prindërve të saj rreth orës 3 pasdite dhe ishte ajo që zbuloi trupat.

Në një konferencë për shtyp të martën, prokurori i Qarkut të Los Angeles tha se Nick Reiner përdori një thikë për të vrarë prindërit e tij, duke konfirmuar informacionet nga mjeku ligjor. Megjithatë, ende nuk janë zbardhur detaje të tjera që mund të shpjegojnë motivet e këtij akti të tmerrshëm.

Për më tepër, raportohet se Nick Reiner u pa duke u grindur me të atin në një festë të organizuar nga Conan O’Brien më 13 dhjetor, një ditë para se të ndodhte ngjarja tragjike. Michele Singer Reiner, gruaja e Robit dhe nëna e Nick-ut, ishte gjithashtu e pranishme gjatë incidentit.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›