E Enjte, 5 Nëntor 2026

Raporti për demokracinë, Rama: Jemi në të njëjtën klasë me SHBA-në dhe BE-në!

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria është futur në të njëjtën klasë me shtetet anëtare të Bashkimit Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës sa i përket indeksit të demokracisë, referuar kjo vlerësimit të prestigjiozes “The Economist”. Deklaratën zoti Rama e ka bërë gjatë një konference për shtyp të martën. “Indeksi i demokracisë nga njësia e inteligjencës së The Economist, Shqipëria për herë të parë pas 3 dekadash ka një rritje dhe praktikisht një kapërcim. Jemi futur në të njëjtën klasë, me SHBA dhe BE, ndërsa vende të tjera të rajonit renditen ende te kategoria hibride. Shqipëria futet me vendet e BE në një demokraci më të zhvilluar. Kjo nuk është për të thënë se jemi më të mirë se ata, sepse nuk jemi. Por duke qenë se vijmë nga mëposhtë edhe përmirësimi i indeksit të demokracisë na bën më të paktët që kemi arritur përmirësim, tha zoti Rama.

Referuar drejtësisë, Kreu i qeverisë u shpreh se gjyqtarët dhe prokurorët që nuk kanë kaluar Vettingun do të dalin përpara drejtësisë së re për të dhënë llogari. “Kush ka pritur që drejtësia e re të bëj hatanë në një gjë kaq të shkurtër ka pritur diçka që nuk ndodh. Sot, tani, në këtë moment, ju siguroj që në një gjykatë të vendit po kryhet një krim. Kryhet çdo ditë krime nga gjykatës që e dinë që nuk e kalojnë VETING-un, dhe do të bëjnë të kapin ç’të kapin. Sistemi nuk është i pastruar, SPAK-u, kanë filluar të strukturojnë punën e tyre. Këtu një ndërtim pa leje bën dhe të duhen ndonjëherë vite, e jo më të ngresh një shtet me ligje dhe struktura, ku ke gjetur një situatë si pas tërmetit rrumpallë e madhe.
Drejtësia e re do të funksionojë dhe do ë jetë e prekshme, kur pas pastrimit dhe paralelisht me pastrimin të vijojë pastrimi i gjyqtarëve të korruptuar, që kanë dalë llum nga sistemi dhe duhet t’i thërrasë drejtësia”, tha kryeministri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›