E Martë, 3 Nëntor 2026

Raporti shtetëror zbulon shkakun e aksidentit ajror ku vdiq presidenti i Iranit

Një hetim zyrtar për rrëzimin e helikopterit në maj që  vrau presidentin e Iranit Ebrahim Raisi  dhe shtatë persona të tjerë zbuloi se ishte shkaktuar nga kushtet klimatike dhe atmosferike, njoftoi të dielën TV shtetëror iranian.

Raporti përmendi gjithashtu shfaqjen e papritur të një mase të trashë mjegullore të dendur që ngrihej lart ndërsa helikopteri u përplas me malin.

Sipas raportit, nuk ka pasur shenja sabotimi në pjesë dhe sisteme. Raisi vdiq së bashku me shtatë të tjerë, përfshirë ministrin e tij të jashtëm Hossein Amirabdollahian ku helikopteri me të cilin udhëtonin ishte në një zonë të largët malore në Iranin veriperëndimor.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›