E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raporti:50% e europianëve janë obezë

Europa po trashet gjithnjë e më shumë,  50% e europianëve janë obezë.  Ky është një problem i vështirë dhe i kushtueshëm që Komisoni Europian është duke luftuar.

Prej disa dekadash problemi i obezitetit ka ardhur gjithnjë e në rritje në vendet e Bashkimit Europian. Kombet e Bashkuara dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë japin alarmin: obeziteti është kthyer në një epidemi.

Hungaria është vendi i parë në Europë me numrin më të madh të obezëve dhe ndiqet nga Britania e Madhe, Irlanda dhe Malta. Në këto vende pothuajse një në katër persona është mbipeshë. Për shoqërinë perëndimore problemi i obezitetit ka kushtuar edhe një kosto të lartë në shërbimin shëndetësor.

Komisioni i BE-së ka vënë në dispozicion fonde për të mbështetur projekte që promovojnë ushqimin e shëndetshëm.

“Edukimi dhe informacioni nuk mjaftojnë, ndaj edhe shoqëria duhet të bëjë më shumë”, thonë mjekët.

Në një kohë kur është më e lehtë për të gjetur ushqime jo të shëndetëshme, sepse ato të shëndetshmet janë më të shtrenjta, atëherë patjetër që do të ketë probleme më shëndetin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›