Raportimet e fundit per proccedilesin zgjedhor

Në Berat proçesi i votimit ka mbaruar dhe materialet zgjedhore po u drejtohen KZAZ-ve. Kandidati i PS për këtë qark, Fidel Ylli ka deklaruar për Top Channel se proçesi ka rrjedhur kryesisht i qetë.
“Në Berat po mblidhen kutitë, aktualisht janë duke sjellë kutitë nga tre komuna të largëta. Unë mendoj që njerëzit që kanë votuar janë rreth 2 mijë më shumë. Situata është e qetë dhe Berati ka treguar qytetari”, ka deklaruar Ylli. Duke dënuar ngjarjen e rëndë të mëngjesit, Ylli ka theksuar se votimi ka qenë shumë transparent, me një ndërprerje në kohën e drekës për shkak të vapës dhe pastaj sipas tij janë rikthyer për Zgjedhje 2013Bogdani: Votat po rriten në favorin tonëZgjedhjet në syrin e mediave të huajaKukan:Berisha premtoi se do pranojë rezultatin të hedhur votën rreth 5 mijë votues. “Unë besoj se jemi fitues në këtë qark. Me ardhjen e kutive proçesi do të jetë i lehtë dhe besoj se numërimi do të fillojë pas 2-3 orësh”, ka thënë Ylli. Ai ka bërë edhe një rezyme të disa incidenteve sporadike që sipas tij kanë ndodhur në disa komuna të thella të Beratit. “Në disa komuna ka pasur probleme, diku komisioneri jonë është goditur, diku tjetër një i armatosur nuk linte elektoratin tonë të votonte, etj. Nuk e imagjinoj do të mos kemi mundësi të mbajmë zgjedhje demokratike”, ka shtuar Ylli. Doshi: PS, fitore historike në Shkodër Në qarkun e Shkodrës ka mbaruar prej më shumë se një ore votimi dhe materialet zgjedhore janë drejtuar për në KZAZ. Proçesi elektoral në përgjithësi ka qenë i qetë, por kandidati i PS Tomë Doshi ka folur për tentativa të Partisë Demokratike për ta cënuar atë. “Proçesi ka qenë i qetë, pavarësisht se PD ka tentuar të krijojë incidente. Socialistët ishin të vendosur për të garantuar zgjedhje të lira”, ka deklaruar Doshi. Kandidati i PS është shprehur i bindur për një fitore të Partisë Socialiste në qarkun e Shkodrës, i njohur si bastion historik i së djathtës. “Garantoj gjithë qarkun e Shkodrës se fitorja e PS është e thellë, 6 mandate me 5. Aktualisht po luftojmë për të kapur të shtatin, por për 6 jam i sigurt”, ka thënë Doshi. Sipas tij, PD ka dalë forcë e dytë në Shkodër dhe Malësinë e Madhe dhe e tretë në Pukë, si pasojë e bashkimit të demokratëve me PS-në. “PS është fituese. U bashkuan të majtë e të djathtë në një revolucion demokratik kundër Berishës. Në 2009-ën ne na ndanë 3500 vota nga deputeti i pestë. Këtë herë janë bashkuar shumë nga e djathta që kanë votuar për PS”, ka thënë Doshi, duke u shprehur i bindur se: “Të gjashtë mandatet janë të PS”. Fier, materialet zgjedhore drejt KZAZ-ve Në Fier është thënë nga përfaqësues politikë se pjesëmarrja në zgjedhje varion nga 58 në 59 për qind. Nëpër ZAZ janë nxjerrë jashtë të gjithë gazetarët dhe po merren në dorëzim të gjitha kutitë e votimit. Kishte probleme nga fundi i votimit në një prej lagjeve të qytetit, por kur gazetarët shkuan atje proçesi kishte përfunduar dhe materialet ishin drejtuar për në KZAZ. Më herët kandidati i pavarur në qarkun e Fierit, Dritan Prifti denoncoi se persona nga LSI kishin sulmuar dy qendra votimi. Por pas verifikimeve të policisë denoncimi rezultoi jo i vërtetë. Ndërkohë, në KZAZ-në numër 58 të këtij qarku një incident ndërpreu për 1 orë votimin. Një person qëlloi me gurë dritaret e qendrës së votimit, duke detyruar kryetarët të ndërprisnin proçesin. Pas verifikimeve të bëra në vendin e ngjarjes, kryetari socialist dhe ai demokrat ranë dakord për rifillimin e votimeve. Në një zonë banorë të komunitetit rom, për shkak të analfabetizmit kërkuan ndihmë për të votuar, problem që u zgjidh. Tiranë, ngërç në zonën e Bathores Në zonën e Bathores, në qendrën zgjedhore 15.96/1, supozohej që proçesi të kishte përfunduar, por është ndërprerë që prej orës 16:35. Në ambjentet e qendrës së votimit ka hyrë kreu i bashkisë së Kamzës bashkë me disa persona të tjerë. Ka pasur konfrontime dhe komisioneri i PS është goditur. Kandidati i PS për këtë zonë, Pjerin Ndreu ka sqaruar për Top Channel dinamikën e ngjarjes. “Ky është një incident i shëmtuar që ndodhi nga ora katër, në vazhdën e sjelljeve të padenja të kreut të bashkisë Kamëz. Atij i është tërhequr vëmendja disa herë për veprimet e tij, por ka hyrë me forcë në qendrën zgjedhore dhe thirrjes së komisionerëve tanë iu është përgjigjur me fyerje”, ka deklaruar Ndreu. Qendrat e votimit nuk po mbyllen dhe ka një prani të theksuar të forcave të policisë. Mesa duket, komisionerët e PD po i binden apelit të kryeministrit për të mbajtur hapur qendrat e votimit. Elbasan, “proçesi në duart e bandave” Në Elbasan situata në qendrat zgjedhore ka degraduar me policinë që mungon dhe bandat e armatosura që po marrin nën kontroll situatën. Është ky denoncimi i kandidatit të Partisë Socialiste për zonën e Peqinit, Alfred Peza, sipas të cilit prania e shtetit në qarkun e Elbasanit është e barabartë me zero. “Sa më shumë i afrohemi mbylljes, aq më shumë shteti nuk ekziston. Shteti ka rënë, policia nuk ekziston dhe gjithë proçesi është në dorën e bandave dhe njerëzve të armatosur”, ka deklaruar Peza. Sipas tij, vetë shefi i komisariatit të policisë udhëheq njerëzit e armatosur, duke zbatuar vetëm urdhërat e deputetit të Partisë Demokratike. “Vetëm vota për PS mund ta ndryshojë këtë situatë. Sali Berisha sa më shumë vite kalon, aq më shumë i përkeqëson standartet e zgjedhjeve”, ka denoncuar më tej Peza. Elbasan, gazetarja e TCH kërcënohet me jetë Situatën e rëndë e ka konfirmuar edhe i dërguari i Top Channel në Elbasan, Elert Yzeiri, i cili ka deklaruar se gazetarja e TCH në Peqin është terrorizuar me fjalë kërcënuese për minuta të tëra dhe policia ka qenë indiferente. “Kemi kontaktuar shefin e policisë së Elbasanit dhe kemi pasur një përgjigje tërësisht indiferente. Ai na kaloi sekretaren e tij dhe nuk dha asnjë sqarim”, ka deklaruar Yzeiri. Sipas tij, për shkak të këtyre kërcënimeve raportimi nga Peqini nuk ka qenë i mundur. “Raportimin nuk e kemi bërë dot pasi para dy orësh gazetarja e Top Channel është kërcënuar me jetë. Gjithashtu, në disa telefonata të policisë janë përmedur emrat e familjarëve të gazetarëve të Top Channel”, ka shtuar Yzeiri. Tiranë, votuesit vërshojnë në qendra Në njësinë numër 4 në Tiranë, në shkollën “Bajram Curri”, ku përfshihen 9 qendra votimi, pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë në kuotën 40-42 për qind. Nuk bëhet fjalë për një shifër të vogël pasi në disa zona pjesëmarrja ka arritur mbi 50 për qind dhe në orët e pasdites është vënë re një fluks njerëzish. Ndërkohë, në njësinë numër 9, në gjimnazin “Sami Frashëri”, në 5 qendra votimi pjesëmarrja ka qenë në 42-43 për qind, e konsideruar relativisht e lartë. Ndërsa njësia numër 7, që deri para pak orësh ishte thuajse e boshatisur, është “pushtuar” nga njerëzit dhe fluksi është i jashtëzakonshëm. Mesa duket, apeli i partive politike për pjesëmarrje në zgjedhje është dëgjuar nga qytetarët. Mësohet se për shkak të fluksit, në shkollën “Myslym Keta” është ndërprerë votimi pasi s’po menaxhohet dot nga komisionerët. Ata ankohen për mungesën e policisë jashtë qendrave të votimit, që duhet të ndihmonin në menaxhimin e krizës. Në njësinë 5 në shkollën “Vasil Shanto” ka vendosur rekord në pjesëmarrjen në votime. Vlorë, vrull votuesish në orën e fundit Qarku i Vlorës vazhdon të mbetet një prej qarqeve me pjesëmarrjen më të ulët deri në orën 18:00, por ora e fundit e votimeve po përball qytetin dhe zonën përreth me një fluks të madh votuesish. Këtë realitet raportoi e dërguara jonë në Vlorë, Rudina Xhunga. “Është një pjesëmarrje që nuk e ka kapur ende 40%, një pjesëmarrje që është lehtësisht më e mirë se ajo e 2009-s, por më e dobët se pritshmëritë për këtë qark”, informoi Xhunga. “Kryebashkiaku Gjika, në hedhjen e votës bëri një apel për rritjen e pjesëmarrjes dhe ashtu si ai edhe Kollozi, ish-konkurrenti i tij i së djathtës në zgjedhjet lokale, por të shohim se çfarë ndikimi do të ketë thirrja e tyre. Megjithatë, kjo orë e fundit është duke regjistruar një vrull të ri të njerëzve që shkojnë drejt kutive të votimit”, shtoi Xhunga. E dërguara jonë në Vlorë, e pyetur për pjesëmarrjen në Selenicë, bëri me dije se ajo është më e lartë aktualisht se në qytet, duke kaluar 40% të personave me të drejtë vote. Shkodër, pjesëmarrje e ulët Pjesëmarrja në votime në qytetin e Shkodrës ka qenë e ulët, 20-23 për qind deri në orën 13, por që është rritur në orët e fundit në nivelin 30-34 për qind. Rekordin për pjesëmarrjen më të madhe në këtë qarK e mban Malësia e Madhe, me mbi 70 për qind votues që u janë drejtuar kutive. Proçesi i votimit është karakterizuar nga një qetësi e jashtëzakonshme, me asnjë ankesë nga palët politike të përfshira në garë. Problemi i vetëm ka qenë vendosja e disa posterave pranë një qendre votimi, që më pas janë hequr. Deri në orën 18:30 pritet që të regjistrohet votuesi i 100 mijtë, nga 250 mijë votues që ka Shkodra. Laç, qendrat e votimit të boshatisura Në Sanxhak të Laçit ka rifilluar votimi 20 minuta më parë, ndonëse me ritme të ulëta dhe jo me një fluks pjesëmarrjeje. Sipas informacioneve të fundit nga korrespondentët e Top Channel, në të gjitha qendrat ka një rrallim të njerëzve. Mësohet se deri në orën 16:00 në nivel qarku kanë votuar mbi 40 për qind, ndërsa në komuna pjesëmarrja ka qenë në kuotën 30-32 për qind. Një pjesëmarrje të konsiderueshme në votime ka pasur komuna e Mirditës, mbi 45 për qind. Gjithësesi, aktualisht në qendrat e votimit nuk ka votues dhe komisionerët janë në një gjendje qetësie, gjë që mund të mos çojë në shtyrjen e orarit të votimit. Në qendrën 732 dhe 732/1 është mbyllur proçesi i votimit dhe komisionerët po bëhen gati për të dërguar kutitë në KZAZ-në qendrore. Dibër, proçesi kryesisht i qetë Në qarkun e Dibrës proçesi zgjedhor është zhvilluar i qetë dhe pa probleme duke rrjedhur normalisht. Pjesëmarrja në zgjedhje raportohet të ketë qenë rreth 32 për qind. I vetmi problem i konstatuar ka qenë votimi familjar, që ka shkaktuar ndërprerje të shkurtra të proçesit. Gjithashtu, përfaqësues të PD janë ankuar se përfaqësues të PS janë futur ilegalisht në disa qendra votimi. Ndërkohë, në burgun e Burrelit 18 vetë nuk kanë rezultuar në lista, pasi janë jashtë ambjenteve të burgimit me leje. Gjirokastër, pjesëmarrja mbi 50 për qind Në qarkun e Gjirokastrës pjesëmarrja në zgjedhje ka kaluar 50 për qind, ndryshe nga herët e tjera kur pjesëmarrja ka qenë e ulët. Në katër njësi votimi fletët ngjeshen sepse nuk ka më kuti. Këtë shqetësim e përcolli Cezar Kokoni nga FRD, që kërkoi ndërprerjen e proçesit të votimit. Ka një tendencë në rritje për të votuar sepse një pjesë e madhe e njerëzve synojnë të kthehen në Greqi. Në përgjithësi proçesi nuk ka pasur probleme serioze. Korçë, pjesëmarrje e kënaqshme Në Korçë pjesëmarrja në zgjedhje është e kënaqshme dhe proçesi vijon i qetë. Pjesëmarrja ka qenë rreth 42 për qind. Në komuna aktualisht “ngjyrat” janë të ndërmjetme, raporton korrespondenti i Top Channel, sipas të cilit zonat me pjesëmarrje të ulët janë zona “blu”. Përmet, kërcënohet kreu i një qendre votimi Nga raportimet e fundit nga korrespondentët e Top Channel në zona të ndryshme të vendit mësohet se një incident elektoral është verifikuar në Cukë të Përmetit, ku është kërcënuar me jetë kreu i një qendre votimi. Sipas informacioneve të fundit, komisioneri i PS, Estref Isufi është kërcënuar nga kreu i degës së PD për këtë rreth, Klodian Muhameti. Berat, mësuesja fotografon votën Ndërkohë, një incident është regjistruar edhe në Berat rreth orës 16:00, kur një mësuese është kapur në flagrancë, duke fotografuar votën e saj. Aktualisht janë duke u zhvilluar hetime, por besohet se mësuesja ishte viktimë e presionit të një force të caktuar politike, për të votuar dhe dëshmuar përzgjedhjen pro saj. Nuk është e qartë nëse votues të tjerë të qëndrës së votimit 3273, ku u regjistrua incidenti, janë detyruar të votojnë votën e tyre. Tiranë, incidente sporadike në disa zona Ndërkohë, në Tiranë, në qendrën e votimit në shkollën “Avni Rustemi”, situata raportohet e qetë, përveç disa problemeve sporadike që nuk kanë cënuar proçesin. Pjesëmarrja në këtë qendër ka qenë rreth 50 për qind, me qytetarët që janë rralluar në orët e drekës edhe për shkak të temperaturave të larta. Gjithësesi, pritet një tjetër fluks votuesisht në orët e pasdites. Edhe në zonën e Kombinatit, situata kryesisht ka qenë e qetë, me njerëzit që kanë votuar duke shënuar një pjesëmarrje rreth 40-45 për qind. Bëhet fjalë për një përqindje të konsiderueshme, që tregon pjesëmarrjen e lartë në këto zgjedhje. Megjithatë, një incident u regjistrua më herët gjatë ditës në zonën numër 6, ku nënkryetari i KZAZ-së Anastas Peçi pati një përplasje verbale me një deputet të PD. “Pati një incident në qendrën e votimit. Së bashku me nënkryetarin tjetër të KZAZ-së shkuam atje dhe gjetëm Edi Palokën të shoqëruar. I thash të mos hynte në qendër sepse kjo është në shkelje me Kodin Zgjedhor, por mora një përgjigje rrugaçërore. Ai më tha: ‘hajde jashtë se ta tregoj unë’. Jam kërcënuar”, ka treguar Peçi për Top Channel. / Top Channel