E Diel, 1 Nëntor 2026

Raportuesi i Kosovës në PE dënon deklaratën, Terras: E turpshme! Ka shkatërruar besimin e dialogut

“Deklaratë të turpshme nga një ministre në detyrë” e cilësoi raportuesi për Kosovën në Parlamentin Europian, Riho Terras, atë të anëtares së ekzekutivit serb Snežana Paunović e cila u shpreh pak ditë më parë se nëse do të kishte qenë në vend të ish-udhëheqësit Slobondan Miloshevic në 1998-ën, do të kishte spastruar etnikisht Kosovën.

“Kjo deklaratë shkatërron me të vërtetë dialogun e ndërmjetësuar nga BE për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi”, nënvizoi eurodeputeti estonez Terras në një postim në rrjetin social x.  

Për shkak të kësaj deklarate, nga e cila presidenti serb Aleksandër Vuçiç u distancua dhe për të cilën reagoi fuqishëm jo vetëm Kosova por edhe BE dhe vende të tjera. Prishtina jo vetëm që e shpalli non grata por edhe ka ngritur padi për nxitje të urrejtjes ndaj ministres serbe të administratës shtetërore dhe vetëqeverisjes lokale.

53 deputetë të opozitës serbe i kanë dorëzuar një kërkesë kryeministrit të vendit të tyre Gjuro Macut që të shkarkojë Paunovicin. Një ditë më parë, komisionerja europiane Marta Kos u shpreh e tronditur me deklaratën, ndërsa theksoi se ishte e paimagjinueshme se si Paunovic vijonte të ushtronte detyrën e saj si ministre në qeverinë serbe.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›