E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rapsodi pa lavdi per luften me lepuj e lepurushe

Ndersa ne Spanje po diskutohet ndalimi me ligj i ndeshjeve tradicionale me dema ne Shqiperi po promovohet nje sport i ri i papare dhe sameska fantazmagorik perdite e pernate po shohim e degjojme neper ekrane gazeta e foltore kacafytje mes lepujsh dhe lepurushesh partiake te hakerryer si kurre ndonjehere. Jo nuk vriten lepujt me cifte nga gjuetaret neper pyje sipas kenges mora ciftene do dal per gjahhellip As nuk rrihen dhe as nuk zihen per fyti e per qimesh lepujt tane te telekomanduar qe shfaqen ne publik me ngulmin te provojne dhe te na bindin se korrupsionin ne kete vend e paskan bere ata vete natyrisht jo luanet dhe as ujqerit dmth shefat e tyre por lepujt e lepurushet qe jane vetshpallur nderkohe si armiq te ndersjellehellip Sigurisht ne shenjester perhere do te jene ata qe nuk jane me ne pikerisht ata lepuj qe i perkasin nje tjeter stani dmth nje tjeter partiehellipNga te dy stanet ama vjen e njejta ere e qelburhellip
E jo vetem kaq por edhe antikorrupsionin do ta kryejne po ata -lepujt dhe lepurushet e partive- ata qe e kane lekuren ose blu ose roze ose te dyja ngjyrat bashke...E pra tash per tash nuk ka pike dyshimi qe te dy palet nuk kane per te falur askerkend po qe fjala per luften antikorrupsionhellip Dosje fakte dokumente shifra harta projekte firma emra kompani kercenime akuza kunderakuzahellipketo do te kalojne perdite nga goja e nje lepuri te buzet e nje lepurushejehellipAq te pameshirshem ngjajne lepurushet shqiptare te antikorrupsionit sa te krijohet bindja se neser nuk do te gjendet vrime miu ku mund te futen ata lepuj qe do te cilesohen hajdute e ato lepurushe te perfshira ne korrupsionhellip Ne kete beteje te pashembullt edhe gjuetaret e mediave edhe gjykatesit e prokuroret e asaj qe alla quhet Drejtesi le me ne qytetaret e zakonte ndjehemi te shastisur e nuk na mbetet tjeter vec te bejme sehir para ekraneve kete gjueti jo shtrigash por lepujsh te animuarhellip
Mes nesh ky nuk quhet me paradoks sepse ne e dijme qe sot nje lepur ka me shume ze ndikim dhe fuqi se e gjithe Prokuroria e Pergjithshme se KLSH apo ILDKPhellip Ja perse tolerance zero me siguri do te na premtohet edhe njehere ne zgjedhjet e pritshme per pushtetin vendor ndaj gjithe atyre lepujve dhe lepurusheve te damkosur si armiq ndaj lepujve e lepurusheve qe kane guxuar te ndyjne buzet me ate qe quhet korrupsion. Lufta mes lepujve qenka e pameshirshme packa se gjithsesi ka per te mbetur perhere nje lufte e rrendomte meshellipmes lepujsh te tredhurhellip

Iku vapa me gushtin e ja tek po vjen vjeshta por me sa duken bathet edhe dimri ka per tu percjelle nga nje beteje e papare dhe e parreshtur mes lepujve e lepurusheve te dy partive te medha te perfshira ne dilemen hamletiane cili lepur dhe cila lepurushe ka ngrene ka abuzuar ka vjedhur me shume Nuk flitet per karrota as per lulelaker ushqim tejet i pelqyer nga lepujt natyrale por per prona te tundshme e te patundshme per toka e per koncensione per miliona euro madje edhe per miliardahellipVetem rryshfeti qe jep ose merr nje lepur i sotem sipas vete deklarimeve publike te lepujve ofiqare i kaperxeka edhe njeqind milion eurot E pra cfare lepujsh gjigande e te babezitur paskan qene keta tanet Kjo pyetje nuk habit me njeri ne kete vend te mrekullueshem ku lepujt ne vend te karrotes hane pallate ku ne vend te lulelakres lepurushet gelltisin hidrocentale
Ka ardhur koha te thuhet Lum kush eshte lepur O sa mir me ken nji lepur partie Shpejt do te vije dita qe nenat shtatzena te urohen Tu befte neser femija nje lepurhellipSepse te kesh fatin te te emerojne me graden lepur partie eshte me mire se te te bejne akademik apo Nder i Kombit Sepse nje lepur i tille domosdoshmerisht do te quhet i mencurhellipSepse nje lepurushe partiake sado e brishte te duket nuk mund te perfytyrohet dot pa pasuri pa prona e pa pushtet te pakontrolluarhellipCiftja bam e lepujt gam E pra po te kesh fatin qe kryetari i nje partie te madhe -nuk ka asfare rendesie ne do te emerohesh lepur i pozites apo opozites- te te shpalle lepur te partise automatikisht do te jesh edhe VIP edhe zedhenes edhe zemarres edhe i paprekshem dmth i drejte i ndershem i plotfuqishem i pasur pronar i perkore dhe vetkuptohet edhe i shquar Prandaj nuk do te ishte keq sikur ne vend te Nder i Kombit Presidenti i Republikes te akordonte dekoraten lsquoLepur i shquar i Kombit apo lsquoLepur - mjeshter i madh i Punes

Ndeshjet tradicionale te Shqiperise se mesme me gjela jane zevendesuar qellimisht nga regjisoret e politikes se sotme me luften e ndersjelle te lepujve e lepurusheve me siguri per te krijuar nje tjeter efekt edhe pluralist edhe demokratik e njekohesisht edhe magjikhellipEumlshte shpallur pra lufta finale e lepujve me njeritjetrin natyrisht jo vetem per qellime elektorale por edhe mediatike. Ne nje shoqeri ku te gjithe jane bere pis edhe me i pafajshmi do te mbaje ere e do te duket fajtor sepse aty ku sundojne lepujt eshte budallallek te kerkohet drejtesi e aq me pak barazi para Ligjit. Ky eshte qellimi perfundimtar i kesaj beteje oruelliane mes lepurushesh te xhindosur ne fermen tone te kafsheve qe ndryshe quhet politike ai qe arrin te behet lepur eshte ku e ku me i rendesishem e me i pushtetshem se ai qe e quan veten njeri normal.
Nuk ka fantazi njerezore qe mund te perfytyroje nje sundim te tille mediatik e politik te lepurusheve nga lepurushet. Andaj nuk ka nate e nuk ka dite te mos shohim jo nje po disa ndeshje per jete a per vdekje mes lepujsh besnike. Nuk besoj te kete nje vend tjeter ne bote ku lepurat japin cdo dite konferenca per shtyp kunder njeritjetrit. Nxirre lepurin nga barkuhellipTi je lepurhellipLepuri i partise tuaj eshte me i korruptuar se lepuri ynehellip Lepuri i Familjes ka gllaberuar jo nje po disa hidrocentrale... Ku fle lepuri juaj zoti kryeministerhellipI bejme thirrje kryeministrit te nxjerre lepurin nga qeveriahellipKu fle ti dhe ku fle lepuri yt zoti Rama PergjigjuhellipSa mije metra katror ndertime ka ngrene lepuri juaj zoti Rama PergjigjuhellipE sigurt eshte qe e fituar nga kjo kerleshje e radhes ka per te dale ajo parti dhe ai lider qe ka me shume lepuj trima sypatrembur dhe kordhetare Vertet nuk ka pyll pa derra po ja qe nuk u beka dot as politike efektive pa lepuj e lepurushe
Dikur populli yne i mencur punetor e liridashes ka kujtuar se eshte e pamundur te behet stan me lepuj por ja qe u beka jo vetem stan po edhe qeveri edhe pozite edhe opozite edhe Kuvend e sidomos partira me lepuj e me lepurushe te talentuar qe i japin kuptim e vlere jo vetem lirise se fjales por edhe pluralizmit e demokracise se brendshme e te jashtme te partive Sepse sa me shume lepuj e lepurushe te kete nje parti aq me e forte eshte aq me shume unitet ka aq me i sigurt i paprekshem i pagabueshem i pazevendesueshem dmth i perjetshem do te ndjehet kryetari Ndoshta stan me lepuj qemoti nuk behej dot sepse nje babezi pafytyresi e grykesi e tille te kafshe aq te buta te vogla te brishta e paqesore si jane lepurushet natyrale nuk eshte pare e degjuarhellipE pra morali i kesaj fabule me lepura e lepurushe te politikes eshte fare i qarte kur jane kaq te babezitur dmth kaq te korruptuar lepurushet partiake si mund te fajesohen ujqerit dhelperat derrat apo qofte edhe krokodilet e Strazburgut
Sigurisht kjo beteje e pashembullt do te vazhdoje deri ne zgjedhjet e ardhme per pushtetin vendor. Te tjere lepuj dhe te tjera lepurushe kane per te dale ne skene per te na argetuar e edukuar. Mund te ndodhe edhe qe ndonje lepurush te ike ne drejtim te paditur por gjithsesi pa lepuj e pa lepurushe qe sillen si luane nuk kemi per te mbetur.

Krejt ndryshe nga lepujt natyrale lepujt partiake nuk ka cark qe i kap nuk vriten me cifte mediatike nuk ia krisin vrapit nga frika e ndonje dhelpre ata dhe ato nuk kane as frike as turp as drojehellipNuk ka gjuetar gjykates apo prokuror qe mund ti kape lepurushet e politikes ne befasi aq me pak ne gabim. Lepurushet tane nuk bejne as lapsuse aq te sigurt ndjehen edhe kur thone brockulla. Sot per sot vetem lepujt kane te drejta absolute jane ata/ato qe mund te vene pikat mbi cdo lsquoi ata/ato qe mund te zene pusi te ngrehin kurthe te te kapin papritur e pakujtuar ne cark te gjuajne pas shpine me ciften e shpifjeve kedo madje edhe gjykatesit edhe prokuroret kedo pra qe nuk eshte me nehellipJa perse koha punon per lepujt me siguri edhe koha eshte marre me koncension nga lepujt ne mos eshte privatizuar dhe ne nuk e kemi marre veshhellipJa perse edhe qeveria opozita mediat organet e Drejtesise etj. nuk e vrasin mendjen te punojne per interesat e vendit e te qytetareve por detyohen te vihen nen hyqmin e lepujve e lepurusheve te partive Nuk paska sistem me te percudnuar e me te veshtire per te mbijetur me nder e pse jo edhe per tu perballur me dinjitet se nje sistem politik qe drejtohet e sundohet totalisht nga lepujt e lepurushet e partive Ne kete situate me duket se me shume se cdo arsyetim shkojne keto vargje te Brehtit Luftova me luanet dhe fitova/ me gjakun tim ushqeva cimkat/ per te me ngrene me hengren mediokrithellipne kete rast duhet zevendesuar fjala lsquomediokrit me fjalen lsquolepujt ndonese ne fakt shumekush e kupton vete se eshte e njejta gje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›