E Diel, 1 Nëntor 2026

Burgaj Reformat progres kunder trafikimit

Procesi i reformave te ndermarra nga policia e shtetit ka shenuar progres te rendesishem kunder trafikut dhe krimit te organizuar por edhe ne rritjen e standarteve institucionale.

Keshtu eshte shprehur drejtori i pergjithshem i policise se shtetit Hysni Burgaj ne takimin e oficereve nderlidhes policore te vendeve te BE te akredituar ne vendet e Ballkanit Perendimor qe po zhvillohet ne Tirane.
Sipas tij progres cilesor eshte bere ne forcimin e masave te kufirit si dhe ne menaxhimin sa me te mire te tij.

Gjithashtu drejtori Burgaj theksoi se edhe pse jane bere perparime duhet te behet me shume pune nga strukturat e policise se shtetit ne luften kunder krimit te organizuar.

Jemi te ndergjegjshem qe rruga drejt standarteve europiane eshte ende e gjate dhe e veshtire theksoi Burgaj duke shtuar se organizimi i takimit te oficereve nderlidhes policore te vendeve te BE te akredituar ne vendet e Ballkanit Perendimor ne Tirane i motivon dhe i nxit me tej ne punen e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›