Rasiç: SLS-së i takojnë më shumë se dy ministri

Ministri në largim i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rasiç, pretendon që partia e tij të marrë më shumë se dy ministri në Qeverinë e re të Kosovës.
Rasiç, zyrtar i lartë i Partisë së Pavarur Liberale Serbe (SLS), thekson se me hyrjen e këtij subjekti politik në koalicionin qeverisës, serbëve të Kosovës do t’u sigurohen më shumë se katër mijë vende të reja pune në administratë.
“Aktualisht kemi më shumë se 4 500 serbë të punësuar në administratë, ndërsa na takojnë edhe 4 000 vende të tjera", ka thënë Rasiç.
Sipas tij, nga 12.5 për qind e vendeve në administratën e Kosovës të parapara për pakicat, 8.5 për qind iu takojnë serbëve. SLS-ja ka siguruar tetë deputetë në zgjedhjet parlamentare të 12 dhjetorit.