Rasmusen: Nato në Afganistan deri në 2014

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, ka theksuar se forcat ndërkombëtare do të tërhiqen nga Afganistani deri në fund të vitit 2014, kohë kur për sigurinë e vendit do të nisë të kujdeset policia dhe ushtria vendore. Në një konferencë për shtyp presidentin afgan Hamid Karzai , Rasmusen ka theksuar se NATO-ja do të vazhdojë të financojë dhe trajnojë trupat afgane edhe pas vitit 2014.
"Ne do t`ia dorëzojë përgjegjësinë e plotë për sigurinë forcave afgane të sigurisë, por ne do të vazhdojmë të ndihmojme, të mbështesim forcat afgane të sigurisë, ne nuk do të lënë pas një vakum të sigurisë," tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s.
"NATO është këtu si partner i Afganistanit për afat të gjatë, ky është mesazhi ynë për popullin e Afganistanit, për armiqtë e Afganistanit dhe gjithashtu për fqinjët e Afganistanit," theksoi Rasmusen.
Presidenti afgan Hamid Karzai tha se janë marrë parasysh ndryshimet për tërheqjen, ndonëse u shpreh skeptik rreth asaj qe po ndosh me sigurinë e Afganistanit.
"Unë nuk kam pasur ende një vendim përfundimtar dhe nuk do të jetë së shpejti, kështu por unë jam duke menduar për këtë dhe unë do të bëjë çfarë është e mirë për këtë vend, në cdo rast," tha presidenti afgan Hamid Karzai.
Por ka shqetësime se largimi i trupave NATO-s do të krijojë një situatë të pafavorshme për sigurinë në vend, duke ngritur pikëpyetje pas një serie të shpërthimeve nga ana e talebanëve dhe ndërprerje të bisedimeve të paqes mes kryengritësve dhe Shtetet e Bashkuara. Forcat afgane janë gjithnjë duke marrë përsipër një rol udhëheqës dhe të sigurisë në vend për të marrë përsipër përgjegjësinë e plotë të kaluar nga NATO deri në fund të vitit 2014, kur shumica e trupat të huaja do të jenë larguar.