E Diel, 1 Nëntor 2026

Spanjë, kultivohet kanabis për të dalë nga kriza

Një qytet i vogël në verilindje të Spanjës, beson se ka gjetur një mënyrë për të paguar borxhin e saj:kultivimin e kanabisit. Qytetarët besojnë se në kodrat e një prej rajoneve më piktoreske të Spanjës, në fshatin Rasquera mund japin me qera tokat për të kultivuar kanabis, një mënyrë kjo për të paguar borxhin e tyre. Kreu i bashkisë e propozoi idenë në mars, por thirri referendumin për të aprovuar indenë e tij.
 

"Kjo është një tjetër mundësi që mund të na nxjerrë nga kriza. Ajo mund të jetë ide e mire," tha një qytetar.
 

Në referendimin e mbajtur, 56,3% e banorëve mbi 18 vjeç pranuan që toka t`i jepet në shfrytëzim Shoqatës së Konsumatorëve të Kanabisit, e cila do të rrisë bimën dhe konsumojë bimën, në të njëjtën kohë që do të shndërrojë në të vlefshëm truallin aktualisht djerr. Autoritetet lokale kanë mbajtur vendimin e fshehtë, ndërsa prokurorete e përgjithshëm të Spanjës po hetojnë për ligjshmërinë e projektit.

Qeveria rajonale e Katalonjes ka kërkuar gjithashtu informacion të mëtejshëm rreth planit. Qytetet spanjolle janë mbytur në borxhe dhe pothuajse një në katër punëtorë janë të papunë. Sipas kryebashkiakut Bernat Pellisa, me këtë projekt arka e qytezës së zhytur në borxhe do të jetë në gjendje të rigjenerohet shumë shpejt, duke paguar 1,5 milionë eurot që ka detyrime ndaj kreditorëve të saj brenda dy viteve të ardhshme.

Qeveria qendrore e Spanjës është tani duke i detyruar autoritetet lokale për të shtrënguar rripat e tyre edhe më tej pasi kriza e borxheve po zgjat. Ligji në Spanjë lejon kultivimin e kanabisit për aq kohë sa është për përdorim personal, megjithatë trafikimi dënohet me gjashtë vjet burg.
 

Aktualisht, Spanja është duke vuajtur një krizë të thellë ekonomike, që ka krijuar rreth pesë milionë të papunësh ose 23% e krahut të punës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›