E Diel, 1 Nëntor 2026

Rasmussen Zgjidhje politike per veriun

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen ka përsëritur qëndrimin e tij se situata në veri të Kosovës duhet të zgjidhet në rrugë paqësore.

Duke folur në takimin e ministrave të Mbrojtjes të vendeve anëtare të Aleancës në Bruksel, Rasmussen ka rikonfirmuar vazhdimin e pranisë ndërkombëtare në shtetin e ri.

“Qëllimi ynë mbetet i pandryshuar, një ambient i qetë dhe i sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe një rivendosje e plotë e lirisë së lëvizjes”, ka deklaruar Rasmussen.

“Për këtë arsye, ne duhet të ruajmë praninë aktuale të KFOR-it. Ne do ta Qëllimi ynë mbetet i pandryshuar, një ambient i qetë dhe i sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe një rivendosje e plotë e lirisë së lëvizjes

Anders Fogh Rasmusen
Sekretar i përgjithshëm i NATO-s reduktojmë atë vetëm nëse do ta lejojnë rrethanat dhe kur të vijë momenti i duhur”, ka vijuar ai.

Numri një i Aleancës është shprehur se situata aktuale në veri të Kosovës nuk mund të zgjidhet me mjete ushtarake, por duke gjetur një zgjidhje politike.

“Për këtë arsye, ne i inkurajojmë Beogradin dhe Prishtinën që të angazhohen në tryezën e negociatave për të gjetur një zgjidhje afatgjatë”, ka shtuar Rasmussen.

Edhe vitin e kaluar sekretari i përgjithshëm bëri disa herë thirrje për një zgjidhje politike për veriun, duke vlerësuar se konfliktet e armatosura janë të dëmshme për rajonin.

Ndërsa komandanti i trupave të KFOR-it, Erhard Drews deklaroi muajin e kaluar se situata në veri të Kosovës është e qetë, pavarësisht se barrikadat serbe vazhdojnë të jenë të pranishme.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›