Rasmussen ne Libi
“NATO është krenare që ndihmoi Libinë gjatë kryengritjes kundër rregjimit të Muammar Gaddafi-t”. Shefi i Aleancës, Anders Fogh Rasmussen ndodhet në Tripoli për të shënuar fundin zyrtar të misionit në Libi.
Trupat e NATO-s vepruan në bazë të mandatit të Këshillit të Sigurimit për të mbrojtur civilët dhe nisën operacionet në mars, kur besnikët e Gaddafi-t nisën t’i vënë në shenjestër.
“Ne kemi vepruar për të ndryshuar historinë dhe fatin tuaj, ne vepruam për t’ju mbrojtur. Së bashku fituam. Libia, më në fund është e lirë, nga Bengazi në Brega, nga Misrata në malet Nafusa dhe Tripoli. Shumë vende në botën arabe na njohin e na besojnë, Ne kemi vepruar për të ndryshuar historinë dhe fatin tuaj, ne vepruam për t’ju mbrojtur. Së bashku fituam
Anders Fogh Rasmusen
Sekretar i përgjithshëm i NATO-s shumë vepruan krah nesh për t’ju mbrojtur. Shpresoj se Libia e lirë dhe demokratike do të na bashkohet së shpejti, si partner, por kjo ju takon juve. E ardhmja e Libisë së lirë është më në fund në duart tuaja”, deklaroi Rasmussen.
Rasmussen u takua me udhëheqësit e Këshillit Kombëtar të Tranzicionit, përfshirë kreun e tij, Mustafa Abdul Jalil dhe diskutuan për të ardhmen e Libisë, si dhe strategjinë për tranzicionin drejt demokracisë.
Avionët e parë të NATO-s fluturuan mbi Libi mbrëmjen e 19 marsit, ndërsa forcat e kolonel Gaddafi-t po i afroheshin Bengazit, bazës së kryengritësve. Në total u ndërmorrën 26 mijë fluturime, përfshirë 10 mijë misione goditëse.
Mbi 1000 tanke, automjete dhe armatime të besnikëve të Gaddafi-t u shkatërruan, përfshirë komandën dhe rrjetin e tij të kontrollit.
Sipas analistëve, pavarësisht përfundimit të misionit të NATO-s, fuqitë perëndimore do të jenë të përfshira në Libi për një periudhë të konsiderueshme kohe.
Këshilli i Sigurimit vendosi t’i japë fund misionit të NATO-s, pavarësisht apelit të Këshillit Kombëtar të Tranzicionit për të vazhduar operacionet. Libia
OKB shqetësim mbi rezervat e armëve në Libi
Libi, zgjidhet kryeministri i ri
Libi, trupat qeveritare terrorizojnë qytetin
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Elbasan, vritet 49-vjecari, një në pranga
Policia shpall në kërkim një tjetër person
Schultz: Kjo qeveri dështoi
Arizona, shkatërrohet rrjeti i drogës
Kore e Jugut, 10 vjet burg ushtarit amerikan
Ku ndryshojnë konkluzionet