E Shtunë, 31 Tetor 2026

Te varferit pushtojne Europen


Liga e Kampioneve rrezikon të shndërrohet në një “Europa Ligë” të luksit. Një pjesë e mirë e emrave të mëdhenj të futbollit europian rrezikojnë të mbeten jashtë evenimentit më të rëndësishëm për klube dhe shkak për këtë janë bërë rezultatet e arritura prej tyre.

Milan, Inter, Roma, Liverpul apo Arsenal, janë disa prej skuadrave të cilat përballen me rrezikun më të madh të qëndrimit jashtë Ligës së Kampioneve.

Interi është skuadra që ka arritur rezultatet më zhgënjyese deri tani, megjithatë zikaltrit nuk janë të vetëm në këtë aspekt. Napoli dhe Roma do të shoqërojnë skuadrën e Ranierit. Nëse Serie A do të mbyllej në këtë moment, atëherë Juve dhe Udineze do të kualifikoheshin direkt në fazën e grupeve, ndërsa Lazio do të zhvillonte eliminatoret, kurse Milanit do t’i mbetej Europa Ligë.

Në Angli, Mancester Siti po komandon kampionatin me lehtësi, ndërsa Liverpul dhe Arsenal për momentin e shohin veten jashtë cdo kompeticioni europian. Rrezikon edhe Celsi që rrezikon të zbresë në vendin e pestë.

Në Gjermani e Spanjë, tradita pak a shumë është respektuar, por befasite nuk mungojne. Bëhet fjalë për Levanten që gjendet në vendin e tretë në Spanjë pas Realit dhe Barcelonës, vend ky që u jep valencianeve të drejtën e kualifikimit direkt në fazën e grupeve në Ligën e Kampioneve. Mbeten jashtë këtij aktiviteti Atletiko Madrid dhe Vilareali.

Në Francë, milionat e sheikëve po e bën Paris Sën Zhermen të fluturojë. Skuadra pariziene është në krye të Ligë 1, përpara Montpelier që në këtë moment ka fituar betejën ndaj ekipeve të tillë si Lion dhe Olimpik i Marsejës.

Në Holandë, Ajaksi është në zonën e ndeshjeve eliminatore në Europa Ligë, ndërsa në Portugali, po dominojne Benfika dhe Porto.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Rudi Vata trajner i Vllaznisë
Rudi Vata do të jetë trajneri i ri i skuadrës së Vllaznisë. Gjatë prezantimit të tij, kryebashkiaku i Shkodrës pasi ka deklaruar se Vata do të ketë mbështetje të plotë nga drejtuesit e klubit, ka theksuar se Vllaznia do të mbetet pretendente për titullin kampion. Sulmuesit, Higuain më efikasi
Gonzalo Higuaìn është sulmuesi më efikas në kontinentin europian. Edhe pse nuk ka numrim më të madh të golave të shënuar, argjentinasi rezulton se shënon gol mesatarisht cdo 48.7 minuta lojë duke lënë pas emra të tillë si Mesi, Aguero, Xheko e Ronaldo. Kriza, Morati vendos të hyjë në merkato
Presidenti i Interit, Masimo Morati vendos më në fund të ndërhyjë në mërkato. Duke parë rezultatet e ndeshjeve të fundit, skuadra zikaltër po mendon të përforcojë mesfushën, por sidomos mbrojtjen duke parë edhe dëmtimin e Maikon. Riberi: Do të qendroj tek Bajern
Frank Riberì nuk ka ndërmend të largohet nga Bajerni i Mynihut. Është futbollisti francez që e ka bërë një deklaratë të tillë duke theksuar se dëshiron të luajë për klubin bavarez deri në moshën 35 vjecare. Hazard: Largohem nga Lille në fund të sezonit
Eden Hazard, talenti belg i Lille, ka thënë se do të largohet nga kampionati francez në fund të këtij sezoni duke i hapur rrugën klubeve të mëdha të Europës të interesuar për të për të nisur “gjuetinë” në merkato.

Lajmet kryesore

Elbasan, vritet 49-vjecari, një në pranga
Policia shpall në kërkim një tjetër person
Schultz: Kjo qeveri dështoi
Arizona, shkatërrohet rrjeti i drogës
Kore e Jugut, 10 vjet burg ushtarit amerikan
Ku ndryshojnë konkluzionet

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›