E Hënë, 2 Nëntor 2026

Raspadori dhe Cambiaso ringjallin një Itali të mërzitshme

Pas performancës së turpshme kundër Norvegjisë që i kushtoi Luciano Spallettit vendin e punës, Italia mundi Moldavinë 2-0 në ndeshjen e dytë të kualifikueseve të Kupës së Botës 2026, duke u ngjitur në kuotën e tre pikëve në Grupin I.

Në Mapei Stadium, në pjesën e parë, të kaltërit vrapuan, u trembën pas një goli i Nicolaescun, që më pas u anulua dhe nga disa raste të rrezikshme, por goditën traversën me Ranierin dhe arritën të zhbllokojnë ndeshjen me një goditje nga Raspadori (40′).

Cambiaso (50′) “blindoi” fitoren në pjesën e dytë, por vetëm kaq, të kaltërit nuk ishin në gjendje të rikuperonin diferencën e golave në renditjen e përgjithshme.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›