E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rastet me meningjit, shefja e Shërbimit të Pediatrisë Infektive: Prindërit të jenë vigjilentë, tregon shenjat

TIRANË, 13 shkurt/ATSH/ Shefja e shërbimit të Pediatrisë Infektive, Xhorxhina Kuli shpjegoi se situata me meningjitin nuk është alarmante, pasi raste me meningjit ka pasur gjithmonë.

Sipas saj, ai shfaqet kryesisht pasi fëmija apo një i ri ka kaluar një gjendje virale.

“Do të thosha që ne me meningjit kemi pasur dhe do të kemi, më i shpejti, ai që nuk të lë kohë të marrësh vendime, është meningjiti meningokoksik. Zakonisht shfaqet pas virozave. Meningokoku ndodhet kudo në natyrë, ne nuk e shmangim dot dhe ai është në të gjitha vendet. Problemi është që kur ke mukoza të paprekura, mund të biesh në kontakt dhe vetë trupi i bën një barrierë që nuk e lejon të kalojë në qarkullimin e gjakut apo në tru. Në momentet që këto mukoza prishen, që kalon një grip, mund të shfaqen shenjat e meningjitit”, u shpreh mjekja në një intervistë për Top Channel.

Sipas prof. Kulit, nënat duhet të jenë shumë të kujdesshme për të dalluar shenjat e para.

“Nëse e diagnostikojmë herët, shpëtimi është 100%, nëse 12-24 orë, vihet në pikëpyetje ecuria e sëmundjes. Prindërit duhet të jenë vigjilentë nëse shohin temperaturë të fëmijës dhe veçanërisht duhet të kenë mendjen nëse shohin pika në lëkurë”, thotë Kuli.

Gjatë intervistës Kuli theksoi se nuk ka emergjencë, me përjashtim të rasteve kur fëmija ka probleme të gjakut, bën kimio apo ka imunitet të kompromentuar.

Prof. Kuli i këshillon prindërit të bëjnë kujdes, pasi nëse e sigurojnë vaksinën në rrugë private, kërkohen kushte të posaçme.

/r.e/a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›