E Hënë, 2 Nëntor 2026

Rastet me murtajën afrikane të derrit, izolohen zonat e prekura në Ishull-Lezhë

Autoriteti i Veterinarisë në Lezhë po vazhdon monitorimin dhe ndërmarrjen e masave të nevojshme për të frenuar përhapjen e murtajës afrikane të derrit në Ishull-Lezhë. Deri tani, janë groposur 72 derr, sipas protokollit të sigurisë, dhe nuk janë raportuar raste të reja.

Për të parandaluar përhapjen, zona me rreze 3 km është futur në karantinë për një periudhë prej 21 ditësh. Kontrolli në terren po vijon për të verifikuar nëse ka raste të tjera të infeksionit në fermat e fshatit.

Ndërkohë, banorët e zonës janë shprehur të qetë dhe pa shqetësime, duke theksuar se nuk ka arsye për panik. Ata vlerësojnë masat e marra dhe e shohin izolimin e sëmundjes si një hap të rëndësishëm për të parandaluar përhapjen e saj.

“Nuk ka asnjë lloj problemi, është një sëmundje që ka rrezikun e vete pro është shumë larg zonave të banuara. Nuk ka asnjë gjë shqetësuese.

Nuk ndihem i shqetësuar rëndësi ka që kjo është kapur herët dhe është izoluar në kohë, nuk kemi pse të jemi të frikësuar nga kjo gjë. Unë jam i qetë si banor i zonës. Është dezinfektuar zona”, thanë disa nga banorët.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›