E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rasti “Gatuzo”, mbrohet Sedorf

Për klubin kuqezi ky është një kapitull i mbyllur tashmë. Aq më tepër që Klarenc Sedorf e ka qartësuar situatën: “Nuk kisha veshur pantofla, por këpucë gjimnasti, që më ndihmonin të gjeja përshtatjen e duhur pas dëmtimit në pulpë që më la jshtë fushës për 40 ditë.”

Më tej hollandzi shton: “Kisha një dëshirë të madhe për të luajtur, për t’u futur në ndeshje , për të qenë gati për çdo nevojë të trajnerit. Kur rezultati ishte 1-0, duhet të futej Ambrozini. Kur u dha penalltia, isha në tunelin e stadiumit, që është rreth 50 metra i gjatë dhe isha me këpucë gjimnastike dhe jo me pantofla, siç kishte shkruar dikush. Kjo është një fyerje e profesionalizmit tim.”

Në fund, Sedorf shprehet: “Kam lexuar edhe që unë krijoj probleme dhe polemika. Për këtë, mjafton të pyesni trajnerin e ri se si sillem me të, si u solla në Siena, kur nuk më futi në lojë dhe folëm për këtë. Në karrierën time gjithmonë kam kërkuar të sillem si një profesionist që është përherë i gatshëm të japë më të mirën për skuadrën.”

                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›