Putin i shtrin dorën e bashkëpunimit Polonisë
"Obligimi ndaj viktimave dhe ndaj historisë është të bëjmë gjithçka kemi në dorë për të mundësuar që marrëdhëniet ruso-polake të zhvillohen në bazë të besimit të përbashkët dhe objektivizmit që na është lënë si trashëgimi. Le të kthejmë këtë kapitull dhe të nisim një të ri", shkruante Putin në artikullin e publikuar nga zyra e tij e shtypit në gazetën polake "Gazeta Wyborcza".
Kryeministri rus i referohej njërës prej çështjeve më të përfolura të Luftës II Botërore, nënshkrimit të paktit gjermano-sovjetik të mossulmimit, që ndikoi në ndarjen e Polonisë mes BRSS-së dhe Gjermanisë naziste.
Putin, i cili u prit në Poloni për të marrë pjesë sot në 70-vjetorin e ditës së pushtimit të Polonisë nga trupat hitleriane, theksoi se pakti mes Berlinit dhe Moskës "mund të konsiderohej i dyshimtë dhe si rrjedhojë të dënohej".