E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rasti Kleçka, gjykimi në 30 janar

Gjykimi i deputetit Fatmir Limaj dhe nëntë ish-ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që të gjithë të akuzuar për krime kundër popullsisë civile gjatë luftës të vitit 1999, do të nisë më 30 janar.

Në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë është mbajtur sot edhe një seancë ku edhe është marrë vendimi, në atë që njihet si “rasti Kleçka”.

Data 30 janar do të jetë dita kur do të shqyrtohet pranueshmëria ose jo e provave të dëshmitarit X, që përbëjnë bazën e aktakuzës së ngritur nga prokuroria.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›