Rasti i dytë brenda pak ditësh/ Nusja padit vjehrrin: Më dhunon seksualisht
Brenda pak ditësh shënohet rasti i dytë i një krimi të tillë.
Policia e Devollit ka vënë në pranga një të moshuar, pasi akuzohej nga nusja e djalit për dhunë seksuale.
Policia bën me dije se është arrestuar Karafil Topi, pasi dhunonte seksualisht nusen e djalit.
Sipas dëshmisë, vjehrri ka nisur abuzimin seksual me të që nga prilli i këtij viti.
Pak ditë më parë u arrestua një i moshuar në fshatin Topojë të Fierit, pasi kishte 15 vite që abuzonte seksualisht me nusen e djalit, që punonte si emigrant në Greqi./ep