Rasti i trete me AH1N1 ne Greqi
Autoritetet greke kane konfirmuar nje rast te trete me virusin e gripit H1N1 dhe bene te ditur se po verifikojne edhe kater raste te tjera te dyshuar.Ministri i Shendetesise, Dimitris Avramopulos shpjegoi me ane te nje deklarate publike se rasti i ri i konfirmuar eshte nje student 20-vjeçar nga Selaniku, qe ishte i shoqeruar me nje person tjeter, i cili u identifikua nga telekamerat termike ne aeroportin e Athines ndersa kthehej nga nje udhetim ne Edinburg, Skoci. Te dy personat jane shtruar ne spital dhe ndodhen jashte rrezikut per jeten. Kater studente te tjere, nga grupi qe po kthehej nga Edimburgu, aktualisht jane nen kontroll.