Janjiç: Edhe Greqia mund të njohë Kosovën
Shkup -“Gjatë verës Kosova do të lobojë fuqishëm që me një numër sa më të madh njohjesh të jetë e gatshme për Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ku pa rekomandimin paraprak të Këshillit të Sigurimit do të përpiqet të marrë votat, të paktën si vëzhgues në familjen më madhe botërore”, thotë analisti serb Dushan Janjiç nga Forumi për Marrëdhënie Etnike. Por, sipas tij, edhe Greqia mund ta njohë Kosovën.
"Nuk është larg realitetit që edhe Greqia deri atëherë të shpallë njohjen, nëse SHBA-të heqin dorë nga qëndrimi i fortë për emrin e Republikës së Maqedonisë, kontestues për Athinën", thotë Janjiç për gazetën "Veçernje novosti". Ai është i mendimit se ky skenar po bie në sy dhe për këtë arsye ndoshta janë të shpeshta takimet e shefit të diplomacisë serbe me kolegët e tij grekë.
Greqia i njeh pasaportat e Kosovës dhe jozyrtarisht thuhet se ajo ka mbështetur hyrjen e Kosovës në FMN, pohon kjo gazetë. (qik/start)