Rasti që po trondit botën

Rasti i paraqitur në revistën angleze Sun, po trondit botën. Vajza 18 muajshe Roona Begum ka ngitur botën në këmbë duke zgjuar humanitetin e mijëra njerëz anë e mbanë botës. Bëhet fjalë për një lloj të sëmundjes, respektivisht një formë e hydrocephalus apo ujit në tru.
Deri më tani mjekët kanë arritur të zvogëlojnë ënjtjen për një të tretën nga lëngu i mbledhur në kokë. Edhe përkundër kësaj Roona është akoma në gjendje kritike, por mjekët po thonë se ajo është duke përparuar.
E ardhmja Roona-s dukej e zymtë një muaj më parë. Mjekët në Indi, vendlindja e saj kanë dëshmuar se kjo ënjtje ka qenë më e madhja në historinë e mjekësisë.
Babai i saj, punon në një fabrikë të tullave dhe fiton më pak se 2 funta në ditë dhe thotë se nuk mund të përballojë harxhimet e trajtimeve dhe fëmija i tij shkonte drejt një vdekjeje të sigurtë.
Por ky rast pasi u publikua në mediat angleze, me mijëra lexues dhuruan fonde në fondacionin My Good Act dhe organizatën shëndetësore Cure. Deri më tani janë mbledhur afër 30,000 funta dhe para dy javësh Roona është transferuar në spitalin e kryeqytetit në Nju Delhi.
Rreth 400000 fëmijë nga e gjithë bota ballafaqohen me këtë lloj sëmundje në vit, shumica prej tyre janë në vendet e varfëra.
Edhe përkundër mjekimeve Roona mund të mbetet me dëmtime të rënda në tru dhe verbëri për shkak të djersitjes.
Drejtuesi i Fondacionit Jonas Borchgrevink thotë se mjekët janë duke e bërë të pamundërën, duke kushtuar kujdes të madh duke larguar lëngun e paraqitur dhe së shpejti do të arrihet suksesi përfundimtar./Indeksonline/