Rasti "Monstra", pranga shqiptarit Sami Luta

Policia ka vënë në pranga edhe një të dyshuar për rastin “Monstra”. Është 27-vjeçari Sami Luta, i cili është ndaluar në pikën kufitare “Bllacë”, nën dyshimin dhe akuzën se ka ndihmuar autorët e vrasjes së pesëfishtë në fshatin Smillkovcë.
Luta është ndaluar të hënën, gjatë tentimit për të hyrë legalisht në territorin e Maqedonisë.
Ai akuzohet nga Prokuroria se disa ditë para se të ndodhte akti makabër, kishte qëndruar në vendin e ngjarjes, për të inspektuar terrenin e për të planifikuar vrasjen, raporton Zhurnal.
Shqiptari 27-vjeçar është nxjerrë përpara Gjykatësi Hetues, i cili i ka caktuar masën e paraburgimit 30-ditor. /Indeksonline/