E Shtunë, 31 Tetor 2026

UNMIK-u reagon ndaj kritikavetë Amnesty International

$(function() { // Basic carousel, no options $('#foo0_banner_dx4').carouFredSel(); // Basic carousel + timer $('#foo1_banner_dx4').carouFredSel({ items : 1, direction : "down", auto : { easing : "elastic", duration : 2000, pauseDuration: 25000, pauseOnHover: true } }).find(".slide").hover( function() { $(this).find("div").slideDown(); }, function() { $(this).find("div").slideUp(); } ); }); .list_carousel_banner_dx4 { width: 636px; height:100px; overflow:hidden; } .list_carousel_banner_dx4 ul { margin: 0; padding: 0; list-style: none; display: block; } .list_carousel_banner_dx4 li { width: 636px; height: 100px; padding: 0; margin: 0; display: block; float: left; } Zyrtarët e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë i thanë Zërit të Amerikës se  UNMIK-u i kushton rëndësi shumë të madhe Komisionit Këshillëdhënës për të Drejtat e Njeriut, por nuk ka mundësi të ndjekë më tej rekomandimet e tij.

Në një përgjigje më shkrim pas raportit të Amnesty International, i cili akuzon misionin e OKB-së se ka dështuar të hetojë rastet e rrëmbimit dhe vrasjeve të serbëve të Kosovës pas konfliktit të viteve 1998-1999, zëdhënësi i këtij misioni, Oliver Salgado thekson se “Përfaqësuesi i Posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm ka dhënë përgjigje pozitive dhe në kohë për të gjitha rekomandimet e komisionit këshillëdhënës dhe për gjetjet e tij për dështimin e UNMIK-ut për të siguruar mbrojtjen e të drejtave të njeriut në rastet e personave të zhdukur, duke shpjeguar se ngjarjet kanë ndodhur nën administrimin e përkohshëm të Kosovës".

UNMIK-u, thekson më tej zëdhënësi, nuk ushtron më përgjegjësi ekzekutive mbi institucionet dhe burimet e Kosovës, duke përfshirë edhe buxhetin e konsoliduar të saj dhe për këtë arësye UNMIK-u nuk është në gjendje të ndjekë rekomandimet e Komisionit”.

Po ashtu, thuhet në përgjigjen e UNMIK-ut dhënë Zërit të Amerikës, Shefi i këtij misioni “për shkak të rëndësisë së çështjes, ka bërë thirrje, që EULEX-i të ndërmarrë të gjithë hapat e mundshëm për të siguruar vazhdimësinë e hetimeve dhe nevojën për të vënë autorët e krimit para drejtësisë”.

Marrë nga Zëri i Amerikës
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarka.com)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›