Ratifikimi i START mirepritet nga lideret boterore

Rusia, NATO, OKB dhe Japonia janë në mesin e atyre që kanë mirëpritur ratifikimin nga ana e senatit, të traktatit për kontrollin e armatimit bërthamor mes SHBA-së dhe Rusisë. Ligjëvënësit votuan 71:26 në favor të Marrëveshjes së re për Reduktimin e Armatimit Strategjik pasi ishin siguruar së paku dy të tretat e votave për miratimin e këtij pakti.
Marrëveshja e nënshkruar nga presidentët Barak Obama dhe Dimitrij Medvedev në muajin prill kërkon nga SHBA dhe Rusia që të reduktojnë për 30 për qind kokat bërthamore.
Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov e mirëpriti marëveshjen, por tha se Moskës i duhet kohë që ta studiojë dokumentin, para se ta ratifikojë traktatin edhe Duma shtetërore ruse. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen vlerësoi se ratifikimi i paktit nga ana e SHBA-së është “kontribut i rëndësishëm për sigurinë euro-atlantike”, ndërsa sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban ki-Moon tha se votimi përçon një “mesazh të qartë” në mbështetje të çarmatimit dhe moshpërndarjes së armëve bërthamore.
Delina Bitraku