Rivotimi, ICO-ja i ofron ndihmë KQZ-së
Rivotimi për zgjedhjet parlamentare në Skenderaj, Drenas, Deçan, si dhe në dy vendvotime në Malishevë e Lipjan, më 9 janar, pritet të zhvillohen nën një monitorim të rreptë.
Këtë proces, përveç monitoruesve vendas, do të mbikqyren nga rreth 90 ekipe të vëzhguesve ndërkombëtarë, të cilët do të qëndrojnë në qendrat e votimit pa u larguar nga ora 7:00 e mëngjesit, kur do ta hapen vendvotimet, e deri në orën 19:00, kur do të mbyllen.
Këtë ndihmë KQZ-së ia ka premtuar shefi i ICO-së, Pieter Feith, pas takimit që ka zhvilluar me kryetaren Valdete Daka theksojnë mediat kosovare.
Sipas tyre shtimi i vëzhguesve ndërkombëtarë ka për qëllim të vetëm mënjanimin e manipulimit me vota siç kishte ndodhur më 12 dhjetor.