E Diel, 1 Nëntor 2026

Ratifikimi i marrëveshjes,VV: Ditë e zezë për Kosovën

Në një konferencë të jashtëzakonshme për media, Lëvizja Vetëvendosje e ka vlerësuar 27 qershorin si ditën më të zezë për Kosovën që nga viti 1999.

Boiken Abazi, koordinator i sekretariateve, ka thënë se demonstrata e VV-së kundër ratifikimit të Marrëveshjes Kosovë-Serbi ka pasur për qëllim të ndalojë dhunën e mëtejshme të kësaj Qeverie ndaj popullit të Kosovës dhe negociatat pa ndalim për shkatërrimin e shtetit të Kosovës.

Ai po ashtu ka kritikuar intervenimin e Policisë së Kosovës, duke thënë se janë arrestuar 98 demonstrues.

Në anën tjetër, nënkryetari i VV-së, Shpend Ahmeti, ka thënë se që nga viti 1999 nuk ka pasur ditë më të zezë për Kosovën sesa kjo.

Me keqardhje të madhe, e pamë atë çka ndodhi në Kuvendin e Kosovës për ratifikimin e marrëveshjes, që po e quajnë për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ky është sulmi më i madh ndaj Republikës së Kosovës, që nga shpallja e saj, ka thënë Ahmeti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›