Sekretari amerikan i shtetit John Kerry ne Lindjen e Mesme
Sekretari amerikan i shtetit Xhon Kerri, ndodhet për një vizitë zyrtare në Jordani, në ditët në vijim ai do të vijojë një seri vizitash intensive diplomatike në vendet e rajonit duke filluar nga Izraeli. Dhe është pikërisht këtu që pritet një mirëseardhje e ngrohtë për sekretarin amerikan. Ndërkohë që autorizimi për ndërtimin e banesave të reja në Jeruzalemin lindor ka arritur në 69 njësi. Verndim që kundërshohet ashpër nga palestinezët dhe aktivistët. Sekretari amerikan i shtetit ndodhet në rajon për herë të pestë që nga muaji mars. Uashingtoni në këtë mënyrë ka shtuar përpjekjet për fillimin e negociatave mes palestinezëve dhe izraelitëve që janë ndërprerë që nga viti 2010.